Webb i NASA-s ka kapur peisazhin e formimit të yjeve të reja

Teleskopi Hapësinor James Webb i NASA-s, ka kapur një peisazh të shtyllave të krijimit, ku shihen yjet e reja që formohen brenda reve të dendura, yje të cilat janë fotografuar në mënyrë të detajuar dhe që ndryshojnë vazhdimisht





Webb i NASA-s ka kapur një peisazh të ri të ‘Shtyllave të Krijimit’, ku shihen shtylla tredimensionale madhështore dhe procesi i formimit të yjeve në hapësirë me ndihmën e gazit dhe pluhurit.

Interesante është se një fotografi e tillë ishte kapur në vitin 1995 dhe tashmë në vitin aktual, megjithatë gjithë këto i ndihmojnë studiuesit për zbulime të reja dhe numërime të yjeve.

Se si është kapur ky peisazh dhe si ka ndikuar drita infra e kuqe në formim të shtyllave, shpjegon edhe vetë faqja zyrtare e NASA-s.

Webb: Shtyllat janë re të ftohta, të dendura me gaz hidrogjeni dhe pluhur

Shtyllat e Krijimit janë vendosur në një kaleidoskop me ngjyra në pamjen afër dritës infra të kuqe të teleskopit hapësinor James Webb të NASA-s. Shtyllat duken si harqe dhe kunja që ngrihen nga një peizazh i shkretëtirës, por janë të mbushura me gaz dhe pluhur gjysmë transparent dhe që ndryshojnë vazhdimisht. Ky është një rajon ku yjet e rinj po formohen ose mezi kanë shpërthyer nga fshikëzat e tyre të pluhurosura ndërsa vazhdojnë të formohen, shkruan faqja zyrtare e NASA-s.

Këto shtylla përbëhen nga gaz dhe pluhur i ftohtë ndëryjor që kjo i bën ato ndonjëherë të duken si gjysmë transparente në afërsi të dritës.

Kjo pamje ka qenë e famshme në vitin 1995, që NASA për herë të parë ka krijuar një fotografi të tillë, që i ka ndihmuar studiuesit të rindërtojnë modelet e yjeve dhe të bëjnë numërimin e yjeve.

Madje edhe imazhi i kapur në ditën e sotme do të ndihmojë studiuesit që të numërojnë sasitë e gazit, pluhurit dhe të kuptojnë se si formohen yjet nga këto re të pluhurit.

Pamja e realizuar nga Hubble (L) në vitin 1995 dhe Webb (R) në vitin 2022: Detektorët infra të kuqe të teleskopit të ri mund të shohin më shumë pluhur të shtyllave

Edhe yjet e sapo formuara kanë ardhur si rezultat i nderzjes së shtyllave të gazit dhe pluhurit, sepse pas ndezjes së tyre përfundimisht formohen yje të rinj.

Ndërkaq, shkëlqimi i kuqrremtë që shihet në yje vjen si rezultet i molekulave energjike të hidrogjenit, që këto të fundit vijnë nga avionët apo goditjet.

Një skenë e tillë e formimit të yjeve është fotografuar për herë të parë nga Hubble në 1995 dhe është rishikuar më pas në vitin 2014. Çdo instrument i avancuar i ndihmon studiuesit për zbulime të reja, pasi ju ofron atyre detaje të reja.

Ky imazh është vendosur brenda Mjegullnajës së madhe të Shqiponjës, e cila ndodhet 6500 vite dritë larg. Pra, drita që ka zbuluar teleskopi Webb i janë dashur 6500 vjet për të arritur në pasqyrat e saj.





Shija e redaktorit

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Pjesëtarët e FSK-së marrin pjesë në aktivitetin humanitar të dhurimit...

Forca e Sigurisë së Kosovës ka filluar aksionin humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut. Këtij aktiviteti...

“Të gatshëm për zgjedhje”, gjithçka nga takimi ndërmjet Kurtit e...

Një darkë pune u zhvillua të hënën në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi. Në këtë...

Të fundit nga rubrika