Xhaçka pas takimit me homologun grek: Ka vullnet nga të dy palët për ta dërguar çështjen e zonave detare në GJND

Ministrja për Evropë dhe Punë të Jashtme në Shqipëri, Olta Xhaçka,

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme në Shqipëri, Olta Xhaçka në një konferencë të përbashkët për mediat me homologun grek, Nikos Dendias ka deklaruar se Greqia është partnere e çmuar dhe e besueshme në rrugën e Shqipërisë drejt integrimit evropian.

Ndër të tjera, Xhaçka ka thënë se kanë mirëkuptim për të kërkuar zgjidhje për çështje të vështira ndërsa përmendi dhe çështjen e zonave detare, temë e cila prej vitesh është kthyer në një diskutim të gjerë politik, shkruan Euronews.

Ndër të tjera ajo tha se me Dendias kanë pasur vullnet për kompromis për të referuar çështjen e detit te Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND).

“Intensifikimi i kontakteve, shprehje e vullnetit për të forcuar bashkëpunimin dhe thelluar më tej marrëdhëniet. Të një mendjeje se marrëdhëniet shqiptaro-greke duhet të vazhdojnë të zhvillohen në frymën e fqinjësisë së mirë. Kemi mirëkuptim për të kërkuar zgjidhje për çështje të vështira, si shfuqizimi i Ligjit të Luftës apo çështje të karakterit kufitar. Kufizimi i zonave detare, vullnet për kompromis për ta referuar çështjen tek GJND”- ka thënë ajo.

Ndryshe, Dendias, të hënën e 19 dhjetorit ka nisur një vizitë në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ndërkaq të martën, ministri grek ka qëndruar për vizitë zyrtare në Kosovë.

Në takim me ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla e kryeministrin Kurti, Dendias në lidhje me situatën aktuale në veri të Kosovës ka thënë se “të dyja palët duhet të zbatojnë marrëveshjet që kanë arritur deri më tani, që të mos ketë përshkallëzim të situatës”.

 

 

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika