Xhemaili: Bashkim Kursani dhe Lutfi Ajazi më kanë përcjellë, u arrestova në Prishtinë

Bajrush Xhemaili, ish i burgosur politik, ka rrëfyer detajet e tij nga arrestimi i parë nga UDB-ashët shqiptarë. Xhemaili tha se fillimisht ka qenë 14 muaj duke qëndruar ilegalisht në Prishtinë, si “ikje” e gjurmëve nga UDB-ashët, por që pastaj i kishin rënë në gjurmë.

Xhemajli tha se fillimisht ishte arrestuar në Prishtinë nga Adem Imeri si UDB-ash shqiptar dhe një serb. Dy UDB-ashët pasi kishin shkuar në banesë tek ai dhe kishin parë fotokopjues dhe materiale të “Liria-s”, i kishin kontaktuar Bashkim Kursanin dhe Lufti Ajazin e kishin prangosur atë.

“Unë kam ndejtur në 14 muaj në jetë ilegale, kam bërë jetë të fshehtë. Më 13 tetor 1981 më patën thirr në UDB-n në Ferizaj. Më mor në pyetje njëri: Me të mirë po të lus, Adem Imeri nga Shtimja. Dhe tha që ti je deri në fyt dhe është mirë me ardh me na kallxu nesër në ora 09:00. A ban me kah n10:00. U konsultova me shokë, me Mustafën dhe një shok i joni i organizatës, Abdurrahman Limani ishte ushtri. I kishin rënë në gjurmë dhe e kanë arrestuar dy muaj. Edhe Halil Selimi biseduam. Dola ilegal. Dola në natën e parë. Banova tek Aruni dhe kam vazhduar 14 muaj. Më ranë në gjurmë. Banova në Prishtinë.

Kanë qenë dy veta, me automat, njëri shqiptar, tjetri serb. Më thanë rri në qosh e mos lëviz se pëson. Kishte shumë material, fotokopjues dhe materialet për të botuar ‘Liria’. E pane që unë isha ai që iu duhesha. I thirrin Bashkim Kursanin dhe Lutfi Ajazi. Te Bajrushi a, thanë hajde me neve”, vijoi ai.

Xhemajli: Në vitin 1982 kam rënë në pranga të UDB-ashve shqiptar

 

Xhemaili tha se tri javë pa i mbushur një vit që ishte arrestuar ai vazhdimisht ishte torturuar brenda zyreve në sigurim ose të njohur si zyre e UDB-ashëve shqiptarë.

“Vazhduam me hetuesi. Kur ngritet aktukuza. Deri në tri javë pa u mbush një vit më kanë marrë në sigurim, zyre të UDB-ash.”

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika