Y.Hoxha: Sot kemi më shumë sovranitet, por s’kemi përfshirje të qytetarëve

Analisti, Ylli Hoxha ka thënë se pas dështimit të 'referendumit' të zgjedhjeve në veri, Kosova ka më shumë sovranitet por që problematike është që nuk ka përfshirje të qytetarëve serbë në institucionet e vendit

Analisti, Ylli Hoxha

Analisti, Ylli Hoxha ka thënë se pas dështimit të ‘referendumit’ të zgjedhjeve në veri, Kosova ka më shumë sovranitet por që problematike është që nuk ka përfshirje të qytetarëve serbë në institucionet e vendit.

Sipas Hoxhës, para qeverisjes Kurti në institucionet e vendit ka pasur më shumë përfshirje të qytetarëve serbë, e që atëherë ka pasur mungesë sovraniteti e jo përfshirje të tyre.

Hoxha në emisionin ‘Debat Plus’ deklaroi se Kosova është përballë me presionin ndërkombëtarë që mos t’i toleroj kryetarët e zgjedhur në zgjedhjet lokale në mungesë të legjimitetit të tyre.

“Kemi një problem në veri edhe i gjatë edhe i shtrirë. Para Qeverisë Kurti kemi pasur pjesëmarrje të serbëve në Institucione. Kemi pasur mungesë sovraniteti  në veri të Republikës së Kosovës si pasojë e mungesës së lojalitetit të tyre karshi institucioneve të venedit. Lojaliteti i tyre ka qenë  tjetër kund në Beograd, në Listën Serbe. Sot kemi më shumë sovranitet por nuk kemi përfshirje të qytetarëve serbë të cilët janë të diktuar nga Lista Serbe, refuzojnë të marrin pjesë qoftë në institucione të ndryshme qoftë edhe në një proces që e kërkuam vetë”.

Hoxha specifikoi edhe mbështetjen e Bashkësisë Ndërkombëtare ndaj shtetit të Kosovës si dhe dështimet e tyre me një vend siç është Serbia.

“Ishte po ajo Bashkësia Ndërkombëtare që ka dështuar të bind Serbinë që të sabotojë këtë proces zgjedhor. I ka kërkuar Kosovës të i shtyejë, Kosova i ka shtyer me mirëkuptim. Kur janë mbajtur zgjedhjet, nuk ka pasur fuqi të bind Serbinë që ta ndalë sabotimin e procesit. Pasi që kishte sanksionuar Kosovën, BE-ja bëri një presion që të mundësohej shkarkimi i kryetarëve. Pikën kur arriti ky synim,  u manifestuar ajo që ishte pretendim i plaës kosovare që Serbia realisht nuk është e interesuar që të bëjë zgjedhje që qojnë kah normalizimi i marrëdhënieve mes dy vendeve.  Serbia është e interesuar të e mbajë këtë situatë të konfliktit” shtoi Hoxha.

Shija e redaktorit

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Të fundit nga rubrika