Ymeri: Kurti bën analiza të situatës, procesi i arritjes së marrëveshjes mund të zgjasë edhe dhjetë vite

Analisti Visar Ymeri, është shprehur se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk e ka një pozicion kundërshtues karshi Asociacionit por, as nuk shpjegon se çfarë po ndodhë ditëve të fundit rreth arritjes ose jo të një marrëveshjeje mes Kosovës e Serbisë, që sipas Ymerit ky proces është parashikuar të zgjasë për një afat prej më shumë se dhjetë vitesh

Visar Ymeri, analist i ftuar në emisionin Debat Plus në RTV Dukagjini

Analisti Visar Ymeri, ka thënë se Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, kur flet për Asociacionin bën analizë të situatës, gjë që sipas tij duhet ta bëjnë analistat e jo kryeministri.

“Ky pozicionim i Kurtit është fallc, është inekzistent për sa kohë që nuk ndërmerr masa për me bo juridik, qëndrimin e tij politik, përndryshe është analizë e situatës. Një pjesë e konsiderueshme pra është analizë e situatës, Serbia nuk po e don këtë, po dakord çfarë e ki ndërmend me bo Albin…Analizë bëjmë ne, jo kryeministri. Ka pas situata absurde në politikën tonë. Pse pom vet mu a duhet të bëhet Asociacioni, kjo është përgjegjësi e këtij personi dhe partive në Kuvend”, ka thënë Ymeri në Debat Plus në RTV Dukagjini.

Ndërkaq, kritikat e tij Ymeri i kishte për faktin se qytetarët janë të pa informuar për proceset ndodhura së fundi sa i përket arritjes ose jo të një marrëveshje mes Kosovës e Serbisë.

Ymeri ka thënë se një proces i tillë për të arritur drejt një marrëveshje mund të zgjasë së paku edhe dhjetë vite.

“ Kurti duhet me na tregu cilat janë të mirat që ia sjelli Kosovës në raport me dialogun me taktizimet e tij, Çka këna fitu na si Kosovë, A ka me përfundu procesi në Mars, si do të përfundojë procesi… Ky proces ka me zgjatë dhjetë vjetë së paku, ashtu siç po parashikohet. Na përgjigjet për gjitha pyetjet nuk mund ti japim në studio, na nuk jemi të informum, nuk dijmë asgjë për procesin”, ka vijuar Ymeri.

Ndërsa, është shprehur se Kurti nuk ka një qëndrim apo pozicionim kundërshtues karshi Asociacionit.

“Pozicioni kundërshtues i Kurtit si kryeministër karshi Asociacionit nuk ekziston. Dmth nuk është çështja e pranimit ose jo të marrëveshjes, përveç nëse pozicionohesh për mos pranim të marrëveshjes, por për sa kohë marrëveshja është në fuqi në Republikën e Kosovës e ajo është në fuqi prej vitit 2013 atëherë ti ki me marr masa për implementimin e saj ose jo. Mundesh me e përshpejtu, me e ngadalsu interpretimin ose mundesh me thon Serbia e ka shkelë këtë marrëveshje, nuk po e zbaton, rrjedhimisht as ne nuk e zbatojmë dhe e shfuqizojmë. Pra, nuk është pjesë e rendit kushtetues.Ose si Thaçi që e ka pas një tjetër marrëveveshje, me këmbim territoresh…”, ka theksuar Ymeri.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika