Ymeri: Vizita e Kurtit ndodhi në maj për shkak të presionit publik

Kjo lidhet me nënshkrimin e kontratës me Korporatën Sfidat e Mijëvjeçarit (MCC), dhe me presionin publik karshi kryeministrit.

Analisti Visar Ymeri

Për analistin Visar Ymeri, vizita e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, e realizuar në maj, ka ndodhur për dy arsye.

Sipas tij, kjo lidhet me nënshkrimin e kontratës me Korporatën Sfidat e Mijëvjeçarit (MCC), dhe me presionin publik karshi kryeministrit.

“Ka vendosur të shkojë në maj, ta shfrytëzojë nënshkrimin e kontratës me MCC-në, dhe ta bëjë një vizitë të gjerë atje sepse është parë se presioni publik karshi kësaj çështje i ka dhembur. Më mirë është ta durosh atë presion, më mirë është të presësh sesa të shkosh e të bësh kësi lloj vizite”, është shprehur Ymeri në “Debat Plus”.

Ai ka renditur tri arsye pse kryeministri Kurti nuk është pritur nga niveli i lartë.

Analisti Visar Ymeri

“Kjo lidhet me tri çështje të rëndësishme, arritja e marrëveshjes me Serbinë, për ta mbyllur këtë çështje përgjithmonë, është shtuar urgjenca e marrëveshjes mes dy vendeve, e dyta është diversifikimi i burimeve energjetike, që lidhen me projektin e gazit, për të cilin qeveria është vonuar të marrë vendim, kanë shprehur hamendësime rreth këtij projekti derisa i ka kaluar afati, dhe e treta  janë integrimet rajonale”, shtoi ai.

Në anën tjetër, Zgjim Hyseni i Partisë Socialdemokrate (PSD), ka theksuar se ka indikacione që “jemi duke shkuar drejt Status-quos”.

Sipas tij, diskursi që dominon aktualisht në radhët e kritikëve të qeverisë është te fakti se kryeministri nuk është pritur nga autoritetet e lartë të krerëve të shtetit amerikanë dhe kjo është në vetvete kritikë.

Zgjim Hyseni nga PSD

“E vërteta qëndron po ashtu se edhe sikur të pritej kritika do të ishte se i ka ngrënë fjalët e veta dhe tani po shkojmë drejt kompromiseve, prap do të kishte kritikë”, shtoi ai.

“Nuk është e thënë që Amerika të na pret si jemi mësuar ne, mos të ishte procesi i dialogut një lloj pune me rëndësi, munden të ndërrohen dy apo tre kryeministra këtu pa e pasur aasnjë pritje atje”.

Për Hysenin, vizitat i kanë kryesisht dy dimensione, atë ceremonial dhe të përmbajtjes.

“Nëse mundemi të nxjerrim një konkluzion është se këto janë indikacione që jemi duke shkuar drejt status-quos. Nuk pretendoj se mund të parashikoj se çka do të shkojë kjo punë. Problemi im me Kurtin është se po kundërshton ndërkohë nuk e ka asnjë projekt se kah do të shkojë me procesin e dialogut”.

Ndërkaq, për analistin Dardan Gashi, vizita e Kurtit ishte pa asnjë takim serioz në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Dardan Gashi – analist

“Sa i përket vizitës së Kurtit në SHBA, ai e ka turpëruar komplet një shtet, një vend me këtë maskaradë që e ka bërë”, është shprehur Gashi.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika