Zbulohen detaje të reja për iPhone 15

Apple pritet të zbulojë serinë e re, iPhone 15, në shtator të këtij viti, me ndryshime të mundshme në dizajn, me shumë veçori të reja si "Dynamic Island", rritje të cilësisë së kamerës dhe ndryshim të portit në USB Type-C

Iphone 15, fotografi ilustruese

Gjiganti teknologjik, Apple pritet që të zbulojë serinë e re të iPhone, që do të jetë 15-shi, në shtator të këtij viti, ku do të paraqiten tri variacione të ndryshme të iPhone 15, Plus, Pro dhe Pro Max.

Modelet e iPhone 15 dhe iPhone 15 Plus do të përfitojnë nga tre përmirësime të rëndësishme krahasuar me paraardhësit e tyre. Një ndryshim i mundshëm është prezantimi i veçorisë së re të quajtur “Dynamic Island” nga Apple, e cila mund të sjellë një dizajn ekrani me vrima.

Megjithatë, ende nuk ka konfirmim zyrtar për këtë karakteristikë. Në të kaluarën, ky dizajn ishte i rezervuar vetëm për modelin iPhone 14 Pro, por spekulohet se ky ndryshim mund të ndodhë me daljen e serisë iPhone 15.

“Dynamic Island”

Një ndryshim tjetër potencial në dizajnin e iPhone 15 dhe iPhone 15 Plus, nëpërmjet përdorimit të një xhami të mbuluar me brymë me një fund mat.

Për sa i përket karakteristikave të kamerës, thuhet se versionet standard të serisë iPhone 15 mund të kenë një kamera të pasme me 48 megapikselë, e cila është një përmirësim i rëndësishëm krahasuar me sensorët 12 megapikselë të modeleve të tanishme të iPhone.

Megjithatë, kamera standard nuk pritet të përfshijë një lente telefoto për zmadhimin optik ose një sensor LiDAR, të cilat pritet të jenë karakteristika ekskluzive për modelet më të avancuara. Modeli Pro Max pritet të ketë një modul kamere më të avancuar, duke përfshirë mundësinë e lenteve periskop që mundësojnë zmadhimin optik 5-6x, së bashku me sensorë të tjerë.

Një ndryshim tjetër i përmendur është zëvendësimi i portit Lightning të Apple me një port USB Type-C në iPhone 15. Kjo do të ishte një ndryshim i dukshëm në dizajnin dhe konfigurimin e portit të lidhjes fizike në pajisjen.

Opsionet e ngjyrave

Opsionet e ngjyrave të iPhone 15

Modelet e iPhone 15 mund të jenë të disponueshme në ngjyrat rozë të errët dhe blu të çelët. Apple shpesh ofron modelet standarde të iPhone në një gamë ngjyrash të ndezura dhe këtë vit nuk bën përjashtim.

Po ashtu, një ngjyrë e re e errët raportohet se do të jetë në dispozicion për modelet iPhone 15 Pro.

Dizajn ekskluziv i iPhone 15 Pro

Derisa të gjitha modelet e iPhone 15 do të miratojnë portën USB-C, ka disa ndryshime të dizajnit që janë ekskluzive për iPhone 15 Pro dhe Pro Max.

Linja e iPhone 15 Pro e Apple pritet të ketë më shumë xhami të përparmë të lakuar që më mirë zhduket në kornizë dhe Apple pritet të përdorë titan në vend të çelikut inox për shasinë.

USB-C

USB-C

Modelet iPhone 15 Pro pritet të vijnë me portin USB-C që përkrah të paktën USB-të 3.2 ose Thunderbolt 3. Sipas analistit të famshëm, Ming-Chi Kuo, këto do të bëjnë që të mundësohet transferim më i shpejtë i të dhënave në krahasim me iPhonet aktualë me opsionin e mbushjes me “Lightining”. Sipas Kuos, porti USB-C në modelet standard iPhone 15 do të ketë shpejtësi 2.0.

Karikimi me valë

Modelet e iPhone 15 do të mbështesin si karikimin MagSafe ashtu edhe standardin e ri Qi2, duke lejuar karikim 15W nga aksesorët e palëve të treta jo MagSafe. Kjo do të lejojë karikim më të shpejtë me valë edhe nga aksesorët që nuk e mbështesin zyrtarisht MagSafe, për sa kohë që këta aksesorë përdorin Qi2.

Rritja e ‘zoomit’

Në iPhone 15 Pro Max pritet të ketë një përmirësim të zoomit optik. Kjo do të rezultojë në mundësinë e të rritur të ‘zoomit’ optik nga 3x, siç ishte në modele iPhone 14 Pro, deri në 5x-6x. Kjo do të thotë se përdoruesit do të kenë mundësinë të zbulojnë detaje më të mëdha dhe më të qarta nëpërmjet kamerës së tyre.

Gjithashtu, iPhone 15 Pro do të integrojë teknologjinë e kartelës elektronike (eSIM). Kjo do të lejojë përdoruesit të kenë një kartelë virtuale për shërbimet e tyre telefonike, duke mos u varur më nga kartela fizike. Kjo funksionoi fillimisht në modele iPhone 14 në SHBA vitin e shkuar.

Këto janë vetëm disa prej informacioneve që kanë dalë deri tani dhe mund të ketë edhe detaje të tjera që do të bëhen të njohura përpara lansimit zyrtar të iPhone 15 Pro Max, i cili pritet të ndodhë pas tre muajve.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika