Zelenskyy paralajmëron Rusinë: Deti nuk do të jetë i qetë për ju, do të ketë zjarr

Presidentit i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy ka bërë një bilanc mbi luftën që po zhvillohet në vend, ku ka paraqitur edhe shifra të pretenduara mbi humbjet ruse dhe ato të palës mbrojtëse ukrainase, duke e paralajmëruar Rusinë se në Det do të ketë zjarr.

Sipas tij, Rusisë i janë dhënë goditje të fuqishme nga mbrojtja e Ukrainës, duke thënë se mbi 16 mijë trupa ruse janë vrarë për 30 ditë luftime, pavarësisht se Moska pretendon se i janë vrarë vetëm 1 mijë e 351 ushtarë.

Zelenskyy në video-paraqitjen e tij në rrjetin social Facebook ka folur edhe mbi ministrin e Mbrojtjes së Rusisë, Sergei Shoigu, i cili nuk është parë në publik prej ditësh.

Ai mendohet se ka pësuar një arrest kardiak, ndërsa ishte paraqitur vetëm për disa sekonda në një adresim televiziv, pas rreth dy javësh mungesë.

Sipas Zelenskyy-t, ai “është zhdukur” për shkak të dështimeve në operacionet luftarake në Ukrainë.

“I jam mirënjohës mbrojtjes sonë, të cilët i treguan armikut se deti nuk do të jetë i qetë për ta, edhe pse nuk ka një stuhi. Sepse për ta, do të ketë zjarr”, ka thënë ai.

Sipas presidentit ukrainas, forcat ushtarake po e detyrojnë Kremlinin gjithnjë e më shumë  të pranojë uljen në tryezë për bisedime. Për të, ato janë të domosdoshme. Por, duhet të jenë edhe domethënëse dhe urgjente.

“E gjithë kjo, jo për shkak të zgjatjes së tyre, por për rezultatin dhe efektshmërinë”, ka thënë ai.

Ndërsa në mbyllje të video-paraqitjes, Zelenskyy gjithë vëmendjen ia kushtoi Mariupolit – qytetit që ndodhet në një krizë të thellë humanitare pas rrethimit dhe luftimeve ruse prej disa ditësh.

“Është absolutisht tragjike”

“Nuk kalon asnjë ndihmë humanitare për shkak të rusëve. Situata mbetet tragjike”, ka përfunduar Zelenskyy.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika