Zelenskyy publikon momentin e bombardimit të një ndërtese: Jetonin fëmijë (VIDEO)

Të mërkurën, presidenti ukrainas Zelenskyy ka publikuar momentin e bombardimit të një ndërtese, duke thënë se bota ka nevojë për unitet dhe vendosmëri më të madhe për ta mposhtur Rusinë

Një video e cila tregon bombardimin e një ndërtese, është publikuar nga presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy.

Me anë të një postimi në Twitter, Zelenskyy ka shkruar se në të banonin edhe fëmijë, duke theksuar se gjëra të tilla nuk duhen normalizuar.

“Tani për tani, zonat e banuara ku jetojnë njerëz të zakonshëm dhe fëmijë po qëllohen me armë zjarri. Kjo nuk duhet të jetë ‘vetëm një ditë tjetër’ në Ukrainë apo kudo tjetër në botë. Bota ka nevojë për unitet dhe vendosmëri më të madhe për të mposhtur terrorin rus më shpejt dhe për t’i mbrojtur jetët”, ka shkruar ai.

Lufta në Ukrainë nisi më 24 shkurt të vitit të kaluar.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika