620 lindje në janar në Gjinekologji, Ndrejaj apelon te vajzat të vaksinohen kundër Kancerit të Qafës së Mitrës

Gjatë vitit 2023 në Klinikën e Gjinekologjisë ka pasur diku 7930 lindje, ndërsa vetëm në janar 620.

Këto shifra i ka bërë të ditur për Ekonomia Online drejtori i kësaj klinike, Zef Ndrejaj.

Ndërsa sfidë e kanë mungesën e stafit të mesëm, si shkak i moshës që e kanë. Ndrejaj thotë se një numër i madh i infermierëve në këtë klinikë janë mbi moshën 60-vjeçare, ndërsa pret që sa më shpejt të rritet numri i tyre.

“Edhe pse në klinikën gjinekologjike punohet shumë, ka shumë numër të madh të operacioneve, nga stafi i anesteziologëve, numri i tyre është i kënaqshëm, e kemi të mjaftueshëm për kryerjen e punës gjatë ditëve, prej operacioneve të ftohta deri tek ato urgjente nuk kemi mungesë, koordinohemi mirë me ta dhe nuk kemi ngecje në programin operativ, duhet me cek se është mungesë e stafit të mesëm, ose më moshë janë më të shtyrë, ka një numër të madhtë infermierëve  që janë mbi moshën 60 vjeçe atëherë edhe mungesat në punë, pushimet mjekësore, aftësia për punë zvogëlohet dhe kemi mungesë edhe nga numri që çdo ditë po pensionohen një numër i konsiderueshëm i tyre, presim shpejt të bëjmë kërkesën për me hap shtimin e numrit të infermierëve dhe besoj që do ta kemi atë mundësi”, thotë Ndrejaj.

Ndërsa, sa u përket renovimeve të kësaj klinike, janë adresuar edhe një numër i madh i ankesave të pacientëve. Për këtë Ndrejaj kërkon mirëkuptim.

“Po deri tash ka shumë pak ankesa mirëpo shumica e kuptojnë gjendjen dhe është ka bëhet për të mirën e pacientëve dhe popullatës, kur bëhet gjithë ky renovim ka edhe ankesa, mirëpo to duhet marrë me rezerva sepse dikush ndoshta bë për një pakënaqësi të vetën dhe nuk mendon më shumë, kjo ka bëhet për interes të pacientit ku kanë mu përmirësuar edhe kushtet e punës për stafin po edhe për qëndrim të pacientëve, kemi pak çrregullim mirëpo jemi duke u munduar mi zvogëluar  këto pa kënaqësi por këto janë kur të rinovohet një përqindje e reparteve tri, katër reparte edhe ato mund të ekzistojnë por shumë shpejtë do kalojnë dhe do kemi pamje tjetër të klinikës”, thotë ai.

Ai ka folur edhe për hezitimin e marrjes së vaksinës për parandalimin e kancerit të mitrës. Thotë se përqindja e lartë që shkakton virusi HPV, është e domosdoshme marrja e kësaj vaksine.

“A duhet të përdoret ose jo, kanë hezitime familjarët a të vaksinohet ajo, këshilla jonë është që patjetër, është një vaksinë shumë e rëndësishëm, ndoshta prej hapave më të rëndësishëm që ka marr Ministria e Shëndetësisë që të futet në sistemin e rregullt. Jepet prej moshës 10, 12 deri 14 vjeç para pubertetit, jepet kundër virusit të papilomës njerëzore ( Papiloma virus ose HPV) që është një prej shkaktarit kryesor të kancermonës së qafës së mitrës, diku 95 për qind i rasteve është shkaktar ky virus që e parandalon ky virus, e kur e shohim këtë përqindje të lartë është e domosdoshme të merret, nuk ka të bëjë me diçka familjare, kjo jepet kundër virusit që shkakton një sëmundje, nuk këqyret trashëgimia a ka ose jo, pra duhet të merret sipas mendimit të ekspertëve, madje është e vonuar, nuk e di pse nuk është ndër marrë më vonë, por është një arritje e madhe për me fillua vaksinimin”, deklaroi Ndrejaj. /EO

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” vjen me ofertë deri në 50 %...

Festivali dhe Panairi i Librit për Fëmijë po vjen me edicionin e dytë me radhë, andaj një festë e madhe po përgatitet për të...

Osmani: Protesta e 1 Tetorit ndryshoi rrjedhën e historisë dhe...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka thënë se protesta e 1 Tetorit 1997 ishte moment kyç në historinë e lëvizjes së rezistencës në Kosovë. Osmani...

Rutte merr udhëheqjen e NATO-s, e shpall Ukrainën prioritet kryesor

Mark Rutte, ish-kryeministër i Holandës, është emëruar Sekretari i ri i Përgjithshëm i NATO-s, duke zëvendësuar Jens Stoltenberg, i cili udhëhoqi Aleancën për një...

Të fundit nga rubrika