Mori 500 mijë euro nga mashtrimet për investim në kriptovaluta, kërkesë për paraburgim ndaj të dyshuarit

Sipas kërkesës së paraburgimit nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, nga viti 2020 e në vazhdimësi, i pandehuri dyshohet të ketë përfituar për vete me anë të premtimit të rrejshëm se paratë e investuara në kripto valuta do t’iu kthehen të dëmtuarve së bashku me fitimin e tyre. Shuma e marrë nga të dëmtuarit arrinte shifrën deri në 500 mijë euro

Prokuroria Themelore në Prishtinë

Është paraqitur kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit L.G nga Prokuroria Themelore në Prishtinë si shkak i veprës penale të mashtrimit me ç’rast, i njëjti kishte arritur shumën prej 500 mijë eurosh.

Bazuar në njoftim dhe njëherit, në kërkesën e Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri i lartcekur, nga muaji gusht i vitit 2020 dhe në vazhdimësi, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete me anë të premtimit të rrejshëm se paratë e investuara në kripto valuta do t’iu kthehen të dëmtuarve së bashku me fitimin e tyre, ka marrë shuma të ndryshme të parave nga të dëmtuarit në shumën rreth 500 mijë eurosh.

Krahas hetimeve, më 12 tetor të këtij viti, Prokurori i Shtetit ka ndaluar dy persona të dyshuar të përfshirë në rastin e njëjtë dhe ka kërkuar masën e paraburgimit ndaj tyre, në të cilën ndodhen aktualisht.

“Vlen të ceket se në këtë çështje penale, Prokurori i Shtetit ka aplikuar masat e fshehta teknike të hetimit dhe vëzhgimit, me ç’ rast më 12 tetor 2022, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar të përfshirë në rastin e njëjtë dhe ka kërkuar masën e paraburgimit ndaj tyre, nën të cilën masë ndodhen aktualisht”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se hetimet janë duke vazhduar.

 

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika