Mbërrijnë në Ukrainë ndihmat e para ushtarake amerikane

Në fillim të kësaj jave, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Joe Biden ka miratuar një ndihmë ushtarake shtesë për Ukrainën, prej së cilës pjesa e parë ka mbërritur të dielën e 17 prillit në Ukrainë.

Foto e ndihmave ushtarake amerikane të mbërritura në Ukrainë

Një pjesë e parë e ndihmave ushtarake kanë mbërritur në Ukrainë, kështu kanë bërë të ditur disa zyrtarë të lartë amerikanë për median amerikane CNN.

Në fillim të kësaj jave, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Joe Biden ka miratuar një ndihmë ushtarake shtesë në vlerë prej 800 milionë dollarësh për Ukrainën.

Joe Biden, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Në të, përfshihen ndihma ushtarake të ndryshme si, armatime të posaçme për të luftuar kundër Rusisë, dhe armatime të rënda për të ndihmuar forcat ukrainase në qytetet lindore, ku pritet një mësymje e radhës nga ushtria ruse.

SHBA-të, në këtë paketë ushtarake kanë përfshirë, për herë të parë, armë me fuqi të lartë, duke përfshirë edhe 11 helikopterë Mi-17, 18 aviatorë dhe 300 dronë të tjerë Switchblade ‘kamikaze’.

Foto e ndihmave ushtarake amerikane

Në tërësi, së bashku me 800 milionë dollarëshin e fundit, SHBA-të kanë kontribuuar me mbi 3 miliardë dollarë ndihma ushtarake për Ukrainën.

Kjo shumë përbën edhe ndihmën më të madhe ushtarake që një shtet i vetëm i ka dhënë Ukrainës, që prej fillimit të luftës më 24 shkurt 2022.

Foto nga lufta në Ukrainë

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika