E bija e së moshuarës që u keqtrajtua flet në protestë: Nëna nuk më ka vetëm mua, por të gjithë ju

Para pak ditësh, një video e publikuar tregonte të moshuarën gjersa keqtrajtohej nga një infemeriere. Ndërkaq, të premten po realizohen protestë, ku e bija e së moshuarës ka kërkuar drejtësi dhe vetëdijësim nga institucionet, gjersa ka falënderuar të gjithë për praninë

Pamje nga protesta

“Nana nuk më ka vetëm mua, Zhanetën, Milotin e Taulantin, por ju paska të gjithë ju”.

Kështu ka deklaruar e bija e së moshuarës e cila u keqtrajtua në shtëpinë e të moshuarve në qytetin e Pejës.

Pas sulmit nga infermieret në Shtëpinë e të Moshuarve në Pejë ndaj së moshuarës, ka filluar protesta në Gjakovë, pasi e moshuara në fjalë është nga kjo komunë. Pjesë e protestës ishte edhe e bija e së moshuarës e cila ka kërkuar drejtësi dhe vetëdijësim nga institucionet.

“Të gjitha u thanë. Për Taulantin, nënën dhe familjen. Ju kisha lutur të ketë drejtësi dhe vetëdijësim nga të gjitha institucionet… Nëna nuk më ka vetëm mua, Zhanetën, Milotin e Taulantin por ju paska të gjithë ju”.

Protesta është thirrur nga organizata “Krimet e Luftës” në Gjakovë, ndërsa thuhet se protesta do të mbahet në mbështetje të së moshuarës, e cila është nëna e dëshmorit, Taulant Nura.

Para pak ditësh, një video e publikuar tregonte të moshuarën gjersa keqtrajtohej nga një infermiere e që veprimet e kësaj të fundit, përqesheshin nga dy të tjera që regjistronin videon dhe nuk parandalonin keqtrajtimin në fjalë.

Infermiereve në fjalë u është marrë licensa dhe të njëjtat kanë dalë para trupit gjykues. Ato janë dënuar me 30 ditë paraburgim.

Detajet e kërkesës për paraburgim ndaj tri infermiereve (DOKUMENT)

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika