Mbi 9 mijë të vdekur nga tërmeti në Turqi e Siri

Numri i personave të vdekur nga tërmeti tragjik që goditi të hënën Turqinë e duke përfshirë edhe Sirinë, ka arritur në më shumë se 9 mijë

Ekipe të kërkim-shpëtimit në Turqi (Foto: BBC)

Numri i të vdekurve nga tërmeti shkatërrues që preku Turqinë e Sirinë të hënën, është rritur në më shumë se 9 mijë.

Statistikat e përditësuara tregojnë se më shumë se 6 mijë e 597 njerëz kanë vdekur në Turqi, ndërsa afro 2500 raportohen të vdekur në Siri, shkruan BBC.

Ndërkohë që numri total i të vdekurve ka arritur në 9427.

AP shkruan se ky rezulton të jetë tërmeti më vdekjeprurës në 10 vitet e fundit.

Ekipet e shpëtimit po kërkojnë për të mbijetuar, madje edhe shtetet e tjera kanë dërguar ekipe të kërkim-shpëtimit në shenjë ndihme ndaj Turqisë.

Vendi është goditur nga një tërmet të hënën e 6 shkurtit, me magnitudë 7.8.

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan është planifikuar të vizitojë Kahramanmaras dhe Hatay, kështu ka njoftuar zyra e presidentit.

Ndërsa, është theksuar se do të shkojë edhe në Pazarcik, aty ku ishte epiqendra e tërmetit.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika