Rama: Rusia nuk mund ta fitojë luftën, e mbështesim Ukrainën sepse kjo bën që e shkuara të mbetet e shkuar

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se "Rusia nuk mund ta fitojë luftën ndaj Ukrainës" në rastin e njëvjetorit të agresionit rus në Ukrainë. Ndërsa, ka theksuar se duhet të mbështetet Ukraina, pasi, sipas tij, kjo do të ndihmojë që e shkuara të mos kthehet ndonjëherë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka vizituar Muzeun Përkujtimor të Paqes në Hiroshima, ku pa nga afër dëshmi të një pjese të errët të historisë së Japonisë. Ai nga Hiroshima ka folur edhe për luftën mes Rusisë dhe Ukrainës, kjo pasi sot bëhen një vit prej kur Ukraina është pushtuar nga sulmet ruse.

Ai e quajti këtë vit, vit të rezistencës dhe ngriti lëvdata për popullin ukrainas lidhur me mbrojtjen e vendit të tyre.

“Njëvjetori i rezistencës së pashembullt të popullit të Ukrainës, i cili po mbron heroikisht bashkë me atdheun edhe vlerat e panegociueshme të lirisë, demokracisë, sovranitetit, ju uroj një ditë të mbarë”, ka thënë Rama.

Për njëvjetorin e agresionit rus në Ukrainë, Rama u shpreh se Shqipëria e mbështet Ukrainën, dhe bëri thirrje që të mos flitet për bomba atomike, pasi, sipas tij, kujtohen tmerret që u përjetuan kohë më herët.

Sipas kryeministrit Rama, Rusia nuk do të mund të fitojë në luftën ndaj Ukrainës.

Ndër të tjera, Rama u shpreh se “Mbështetja për Ukrainën bën që e shkuara të mbetet e shkuar”

“Sot një vjet rezistencë heroike e popullit të Ukrainës nën lidershipin guximtar.  Është e qartë se Rusia nuk mund ta fitojë luftën, dëshiroj të shtoj se kam nderin ta bëjë këtë mesazh nga Hiroshima pas një momenti të gjatë, jashtëzakonisht të veçantë nderimi në memorialin e të humburve nga goditja e bombës atomike, pastaj në muzeun e tmerreve. Kjo e bën më të rëndësishme mbështetjen për Ukrainën dhe vendosmërinë e secilin që ka respekt për lirinë, vlerat e demokracisë në mënyrë që e shkuara të mbetet e shkuar dhe të dështojë çdo përpjekje për ta kthyer të shkuarën”, ka thënë Rama përmes një video-mesazhi në llogarinë e tij në Facebook.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika