Lajçak: Nëse nuk ka Asociacion, nuk ka marrëveshje

Parakusht për zbatimin e planit franko-gjerman sipas emisarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është zbatimi i Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe në Kosovë

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak.

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka thënë se parakusht për zbatimin e planit evropian është themelimi i Asociacionit me Komuna me shumicë serbe.

Sipas Lajçakut, propozimi i Bashkimit Evropian flet për normalizim të marrëdhënieve, jo ​​për kapitullim.

“Asociacioni i Komunave Serbe duhet të formohet sepse nuk ka marrëveshje pa formimin e Asociacionit”, ka deklaruar Lajçak për RTS, përcjell Dukagjini.

Më tej, ai ka thënë se qëllimi në takimin në Ohër nuk është që të humbasë dikush.

“Nuk është që dikush të fitojë apo të humbasë, por qëllimi është të kërkojmë një situatë të favorshme dhe të hapim derën evropiane”, ka përfunduar ai.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika