Liderët e Gjermanisë, Rumanisë dhe Moldavisë takohen në Bukuresht

Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka nisur të hënën një vizitë të shkurtër në kryeqytetin e Rumanisë, Bukuresht

Presidenti i Gjermanisë në Bukuresht takon presidentin e Rumanisë, Klaus Werner Iohannis, foto më 4 maj 2022.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, të hënën do të shkojë në kryeqytetin e Rumanisë, Bukuresht, për bisedime trepalëshe me presidentët e Rumanisë dhe Moldavisë, teksa të trijat vendet synojnë t’i forcojnë lidhjet në një sërë temash – në mes të luftës së Rusisë në Ukrainë.

Udhëheqësi gjerman do të takohet fillimisht me presidentin rumun, Klaus Iohannis, në Pallatin Cotroceni në Bukuresht, për bisedime dypalëshe të fokusuara në sigurinë, ekonominë dhe energjinë. Ata do të diskutojnë gjithashtu bashkëpunimin e mbrojtjes në krahun lindor të NATO-s dhe sigurinë në rajonin e Detit të Zi.

Zyra e Iohannis tha se qëllimi i bisedimeve është të sigurojnë “koordinim të ngushtë” brenda Bashkimit Evropian dhe NATO-s, si dhe mënyrat për të mbështetur Ukrainën dhe Moldavinë, pasi të dyjave iu dha statusi i kandidatit për anëtarësim në BE qershorin e kaluar – në vazhdën e pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia.

Tema të tjera do të përfshijnë ndihmën e refugjatëve ukrainas dhe lehtësimin e tranzitit të drithit ukrainas në tregun global, raporton ABC News.

Më vonë gjatë ditës, Iohannis dhe Scholz do t’i bashkohet presidentja moldave, Maia Sandu, për takime trepalëshe. Të tre krerët do të diskutojnë integrimin evropian për Moldavinë, e cila nuk është anëtare e NATO-s dhe është përballur me një seri të zgjatur krizash gjatë vitit të kaluar.

Zyra e Iohannis e përshkroi integrimin evropian të Moldavisë si “i vetmi opsion për të siguruar një të ardhme demokratike, të begatë dhe të qëndrueshme për qytetarët e saj”, dhe tha se bisedimet trepalëshe mes liderëve të hënën do të dërgonin “një mesazh të qartë në lidhje me vazhdimin e mbështetjes së fortë dhe të palëkundur” për Moldavinë.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika