WhatsApp do ta lejojë përdorimin e një profili në shumë telefona

Funksioni më i ri i WhatsApp-it do të shpërndahet për të gjithë përdoruesit gjatë javëve në vijim

WhatsApp së shpejti mund t’i lejojë përdoruesit të kenë qasje në një llogari nga disa telefona të ndryshëm.

Kjo është një veçori që kompania filloi ta testojë në vitin 2021.

Pasi përdoruesit të kenë qasje në funksion, kur e instalojnë atë në një telefon të ri inteligjent, ata do të shohin një opsion për t’u lidhur me një llogari ekzistuese, shkruan Engadget.

Pasi ta konfirmojë përzgjedhjen e tyre, programi do t’u kërkojë atyre ta skanojnë kodin QR në pajisjen kryesore, një hap që përfshin navigimin në seksionin “Pajisjet e lidhura” të cilësimeve dhe shtypjen e butonit “Lidh një pajisje”.

Nëse procesi mund t’ju tingëllojë pak i komplikuar, WhatsApp ka njoftuar se do ta prezantojë një metodë më të qasshme të lidhjes së pajisjeve, që do t’i lejojë përdoruesit të dërgojnë një kod një herë në telefonin inteligjent që duan të shtojnë në llogarinë e tyre përmes klientëve në faqen e internetit.

WhatsApp do ta sjellë këtë lidhje më të thjeshtë me pajisjet e tjera në të ardhmen. Me sistemin e ri të sinkronizimit, pajisja primare nuk ka nevojë të mbyllet ose të aktivizohet që përdoruesi të fillojë të pranojë mesazhe dhe thirrje në telefonin dytësor.

WhatsApp do të dalë automatikisht nga pajisjet e tjera, nëse telefoni kryesor është joaktiv për më shumë se 14 ditë, dhe përdoruesit gjithashtu mund të dalin manualisht nga pajisjet e lidhura duke përdorur telefonin kryesor.

“Çdo telefon i lidhur lidhet me WhatsApp në mënyrë të pavarur dhe kështu siguron që mesazhet, skedarët dhe thirrjet tuaja të mbeten të koduara në të dy anët”, thuhet në njoftimin e kompanisë Meta.

Shija e redaktorit

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Të fundit nga rubrika