Erdogan: Marrëveshja e grurit të Ukrainës zgjatet për dy muaj

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, ka njoftuar të mërkurën një zgjatje dy-mujore të një marrëveshjeje të mbështetur nga OKB-ja, sipas së cilës Ukraina dërgon drithëra përmes Detit të Zi në tregjet globale

Fotografi ilustruese

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka njoftuar se Nisma për Drithërat në Detin e Zi, që mundëson eksportimin e drithërave ukrainase përmes porteve të shtetit në Detin e Zi, është zgjatur edhe për dy muaj të tjerë.

“Me përpjekjet e shtetit tonë, me mbështetjen e miqve tanë rusë, dhe me kontributin e miqve tanë ukrainas, është vendosur që të shtyhet marrëveshja për drithërat edhe për dy muaj”, ka njoftuar Erdogan një ditë para se të skadonte marrëveshja.

Erdogan ka thënë se Rusia kishte rënë dakord të mos bllokonte anijet që të largoheshin nga dy portet e Ukrainës, duke shprehur shpresën se marrëveshja do të ishte “e dobishme për të gjitha palët”.

Njoftimi i Erdoganit më 17 maj erdhi mes kërcënimeve nga Rusia se do të tërhiqej nga marrëveshja nëse nuk largoheshin pengesat e vendosura ndaj eksporteve të saj të drithërave dhe plehrave artificiale.

Më vonë lajmi u konfirmua nga Rusia, Ukraina dhe Kombet e Bashkuara.

Njoftimin për marrëveshjen Erdogan e bëri gjatë një fjalimi para anëtarëve të partisë së tij, AK, pasi anija e fundit u largua nga portet ukrainase, në bazë të marrëveshjes për drithërat, raporton Reuters.

Kombet e Bashkuara dhe Turqia ndërmjetësuan marrëveshjen e Detit të Zi për 120 ditët fillestare në korrik të vitit të kaluar për të ndihmuar në trajtimin e krizës globale të ushqimit që është përkeqësuar nga pushtimi i Moskës në Ukrainë, një nga eksportuesit kryesorë në botë të drithërave.

Anija DSM Capella u largua nga porti në Çornomorsk me 30.000 tonë grurë dhe u nis drejt Turqisë, sipas të dhënave që publikuan Kombet e Bashkuara, raporton REL.

Pakti, që lejon eksportin e sigurt të drithërave ukrainase nga portet në Detin e Zi, ishte arritur me ndërmjetësimin e Turqisë dhe OKB-së në korrik të vitit të kaluar dhe që atëherë është zgjatur dy herë.

Në mars, Moska ka njoftuar se zgjatja e fundit u bë për 60 ditë, deri më 18 maj, dhe kërcënoi se do të largohej nga marrëveshja nëse nuk plotësoheshin kushtet e saj sa i përket eksporteve bujqësore ruse.

Ukraina mirëpriti zgjatjen e marrëveshjes dhe shtoi se ky pakt duhet të funksionojë në mënyrë efektive.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika