Lajmi i fundit, vritet një person dhe plagoset një tjetër në Kaçanik

Pas mesditës, në periferi të qytetit të Kaçanikut si pasoj e të shtënave me armë zjarri është vra një person dhe një tjetër ka mbetur i plagosur

Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se rreth orës 14:00, në qytetin e Kaçanikut ka ndodhur një vrasje. Sipas policisë dy persona të moshës madhore kanë marrë plagë nga arma e zjarri, me ç’rast njëri nga ta ka mbetur pa shenja jete.

Viktima tjetër është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Ferizajt e më pas është transferuar në Qendren Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Rasti është duke u hetuar.

“Ju njoftojmë se sot në ora 14:00 kemi marrë një informacion se në rrugën magjistrale Ferizaj – Kaçanik te vendi i quajtur ‘Fusha Pajtimit’,  përballë ‘Varrezave të Dëshmorëve’, 2 persona të moshës madhore kanë marrë plagë nga arma e zjarrit”.

‘Nga informatat e para njëri për pasojë ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kjo konfirmuar nga ekipet mjekësore, ndërsa tjetri është transportuar për ndihmë mjekësore ne Ferizaj e më pas është transportuar për QKUK për trajtim te mëtutjeshëm mjekësor”, ka thënë për Portali D, Zëdhënësi i Policisë për regjionin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Ai tutje ka thënë se ”Në vendin e ngjarjes janë ekipe te policisë që po e hetojnë rastin”.

Ndërsa nga QKUK ende nuk janë deklaruar lidhur me rastin.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika