Si të gjeni paqen mendore

Jo gjithmonë mund të jetë e lehtë paqja mendore, ndonjëherë nga vështirësitë që sjell jeta është e vështirë që të gjeni një stabilitet mes gjërave që ndikojnë në paqen e mendjes. Këtë gjë mund ta kërkoni edhe nga vetja juaj, pra ndihmën për të gjetur paqe mendore, por shpeshherë ndodh që e vetmja mënyrë për ta gjetur atë ështe biseda me psikolog apo psikiatër

Paqja mendore

Lidhja shpirtërore

Gjendja e mirë shpirtërore ndikon edhe në paqen mendore. Përmes këtyre dy konektimeve është më e thjeshtë gjetja e harmonisë si shpirtërore ashtu edhe mendore.

Por lidhja me diçka më të madhe se vetja ndikon poashtu pozitivisht në këtë aspekt.

Jeta apo rutina e përditshme

Ndihmesë e mirëqenies shpirtërore, gjithashtu, është edhe rutina apo puna e përditshme që ju bëni. Pra, synimet apo ambiciet për jetën gjithmonë ndihmojnë në paqen mendore.

E rëndësishme është përmbushja shpirtërore, kur ju jeni të kënaqur me veten, me punën apo arritjet që ju i zhvilloni gjatë një dite të jetës suaj.

Aktivitetet ndihmojnë gjithmonë në mënyrë pozitive si për shembull, ecja, ushtrimet, vrapimi, pra lodhje në kuptimin e mirë të fjalës, e cila ndihmon si në shëndetin tuaj fizik dhe në atë mendor, pra ndjenja e mirë për veten tuaj.

Mbështeteni veten tuaj

Bindja e vetes suaj për gjendjen e mirë mendore mund të kalojë edhe përmes meditimeve dhe lutjeve.

Meditimet ndihmojnë në uljen e stresit tuaj, ndihmojnë në lidhje me vetën tuaj me fokusin për jetën dhe gjendjen e mirë si mendore dhe atë shpirtërore.

Lutja nga shumë njerëz shihet si e shenjtë. Përmes saj ju mund ta vizualizoni fuqinë tuaj, besimi dhe komunikimi pra ndihmojnë në gjetjen e paqes.

Shërimi nga e kaluara

Gjëja më e mirë që ju mund t’i ofroni vetes është shërimi nga e kaluara, paqja mendore dhe shpirtërore nuk mund të jenë të plota në qoftë se ju ndaleni dhe merreni ende me gjërat të cilat tashmë kanë kohë që kanë kaluar.

Ndalimi i “jetës” në një kohë kur ju jeni të lënduar nuk ju lejon asnjëherë që ju të vazhdoni përpara me jetën, karrierën dhe gjërat e tjera të cilat mund të jenë shumë më të rëndësishme për ju sesa ndalimi në kohën “e gabuar”.

Prandaj disa nga këto këshilla gjithmonë duhet të merren parasysh që ju të jeni të qetë dhe të gatshëm për të vazhduar para, sepse paqja mendore ka po aq vlerë sa ajo shpirtërore.

Është vetja juaj ajo e cila ju ndihmon në gjetjen e paqes, askush nuk mund të ju bëjë të ndiheni mirë aq sa ju mund ta bëni veten tuaj.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika