Vazhdon “Drama” prej Fero-s: Njeriu ndryshon shumë, kur i thyhet zemra

“Njeriu ndryshon shumë, kur i thyhet zemra”, ka shkruar Khattab, i njohur për publikun si "Fero" në një shkrim të shkëputur librat arab që ai e shpërndau për ndjekësit në Instagram

Fero

Ish-reperi ka qenë ndër personazhet më të komentuara javëve të fundit.

Pas lirimit të tij nga paraburgimi pas akuzave se ka ushtruara dhunë ndaj ish-bashkëshortes, Arbenita Ismajli, ai njoftoi se po largohej nga muzika.

Përveç kësaj, reperi nga Gjilani ka deklaruar se ka vendosur t’i përkushtohet fesë islame dhe madje deklaroi se ka ndërruar emrin dhe tani e tutje do të quhet Khattab.

Postimi i Feros, në storje të Instagramit

Në Instagram ai ka vazhduar të tregoj se ka shkëputur marrëdhëninen me Arbenitën, të cilës disa ditë më vonë i kërkoi publikisht të rikthehej me të.

Ndërkohë, gjatë ditë së djeshme e quajti të padrejtë vendimin e gjykatës, që ia lejon ta shoh të bijën vetëm tri orë në ditë.

Ndërsa, vazhdon përplasjet publike me ish-partneren Arbenita, Fero së fundmi ndau një tjetër mesazh në InstaStory.

“Njeriu ndryshon shumë, kur i thyhet zemra”, shkruhej në një shkrim të shkëputur librat arab që ai e shpërndau për ndjekësit në Instagram.

Insta story i Feros

Një nga pikat e theksuara të konfliktit është kritika e Feros ndaj sistemit gjyqësor.

Më tej, Fero ka paralajmëruar ish-partneren e tij, Arbenitën, duke i thënë se nëse ajo vendos të largohet me vajzën nga shteti, ai do të ndërmarrë masa ligjore për rrëmbim të vajzës së tyre.

Një tjetër aspekt i historisë është vendimi i Feros për të ndryshuar emrin duke hequr dorë nga karriera muzikore për t’u përkushtuar më tej fesë së tij.

Në ditët e ardhshme, pritet që të vijojnë seancat gjyqësore dhe diskutimet e mëtejshme mbi fatin e vajzës së Feros dhe Arbenitës.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika