Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen në Gjilan

Prokuroria në Gjilan ka kërkuar paraburgim për 30 ditë për D.T., i dyshuar për vrasjen e rëndë me thikë në fshatin Dobërçan

Prokuroria Themelore në Gjilan

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka bërë një kërkesë zyrtare ndaj Gjykatës Themelore në Gjilan për të caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh për D.T., i dyshuar për veprën penale “Vrasje e Rëndë”.

Në njoftimin e tyre, këtë të hënë Prokuroria ka thënë se D.T. dyshohet se më 16 dhjetor, rreth orës 20:35 në fshatin Dobërçan, komuna e Gjilanit, ka kryer vrasjen e A.B. me dashje, duke e goditur me thikë disa herë në pjesë të ndryshme të trupit.

“Me këto veprime, i pandehuri dyshohet të ketë kryer veprën e sipërshkuar penale”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Më 17 dhjetor, Prokuroria në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka ndaluar të dyshuarin më inicialet D.T., në kohëzgjatje prej 48 orësh.

D.T dyshohet se gjatë mbrëmjes të së shtunës, në fshatin Dobërçan të Gjilanit, e ka kryer veprën penale ‘’Vrasja e rëndë’’, motivi i së cilës ende nuk dihet.

Për Dukagjinin, mbrëmjen e së shtunës, drejtori i Spitalit të Gjilanit, Arsim Emini, ka deklaruar se viktima 29-vjeçar kishte mbërritur në spital me shtatë plagë.

“Personi me inicialet A.B i  lindur në vitin 1994, ka ardhur në spitalin e Gjilanit nga fshati Dobërçan me 7 plagë, një kryesorja në kokë, të tjerat gjoksit trupit edhe ka vdekur në vendin e ngjarjes në spital ka ardhur pa shenja jete”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika