Goditi me veturë dy zyrtarë policorë, ky i fundit përdori armën: Policia jep detaje për rastin në Mitrovicë të Veriut

"Rr. Kollashini, Mitrovicë Veri / 13.01.2024 – 12:35. Njësia policore ka tentuar të ndalojë një veturë mirëpo, drejtuesi i veturës nuk është ndalur dhe gjatë ikjes i ka goditur dy zyrtarë policorë si dhe veturën zyrtare të policisë."

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Gjatë ditës së shtunë një person ka goditur dy zyrtar policor me veturë, pas urdhrit për kontroll, në Suhodoll të Mitrovicës së Veriut. E në përpjekje për të larguar sulmin nga ta njëri nga policët ka shtënë në drejtim të veturës me armë zjarri.

Për këtë rast në raportin 24 orësh Policia e Kosovës ka dhënë detaje, duke e cilësuar rastin si “vrasje e rëndë në tentativë, dëmtim i pronës dhe posedim i narkotikëve”.

“Rr. Kollashini, Mitrovicë Veri / 13.01.2024 – 12:35. Njësia policore ka tentuar të ndalojë një veturë mirëpo, drejtuesi i veturës nuk është ndalur dhe gjatë ikjes i ka goditur dy zyrtarë policorë si dhe veturën zyrtare të policisë. I dyshuari kosovar/s ka braktisur veturën dhe është larguar në këmbë nga vendi i ngjarjes. Zyrtarët policorë kanë pranuar trajtim mjekësor. Përveç njësive policore në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori. Po ashtu gjatë kontrollit në veturën e dyshuar është gjetur dhe sekuestruar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente”, thuhet në raport.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika