Kanadaja gati të legalizojë lëndët narkotike

Një provincë e Kanadasë do të nisë një eksperiment trevjeçar për të luftuar vdekjet rekord të drogës

Ilustrim

Provinca e Kanadasë e quajtur British Columbia do të dekriminalizojë posedimin e sasive të vogla të kokainës, MDMA, methit, heroinës dhe fentanilit, Raporton Vice Neës

British Columbia do të jetë provinca e parë në Kanada që do të dekriminalizojë lëndët narkotike, në një eksperiment trevjeçar duke filluar nga janari i vitit të ardhshëm. Dhe të gjithë njerëzit nga mosha tetëmbëdhjetë vjeçare do të munden të mbajnë deri në 2.5 gramë, pa frikë nga arrestimi prej autoriteteve, shkruan Vice News.

Trafikimi, shitja dhe prodhimi i këtyre lëndëve narkotike do të jetë ende ilegal. Dhe rregullat e reja nuk do të aplikohen në shkolla, aeroporte ose në ushtri.

Zyrtarët shpresojnë se duke e bërë ketë do të zbehin dënimet për posedim të lëndëve narkotike. Por, përdoruesit e lëndëve narkotike shprehen se limiti prej 2.5 gramësh është i ulët dhe prapëseprapë nuk do të ketë efekt. Dhe shumë persona prapë do t’i kapë ligji për lëndë narkotike, për arsye se kjo masë e lëndës narkotike nuk është e mjaftueshme për nevojat e tyre personale.

ilustrim

Nëse ky eksperiment del të jetë i suksesshëm, atëherë do të zbatohet në të gjithë Kanadanë. Ndërkohë British Columbia është epiqendra e over-dozes në Kanada, dhe ka ligjet më progresive sa i përket lëndëve narkotike. Gjithashtu, edhe Toronto është duke u munduar të dekriminalizojë posedimin e lëndëve narkotike, duke marrë shembull provincën B.C..

Ministri federal i Shëndetit Mendor dhe Varësi Carolyn Bennett tha:” ne po e bëjmë ketë për të shpëtuar jetë, por, gjithashtu, që njerëzit të kenë mundësi të dinjitetshme të përdorimit të lëndëve narkotike.”

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika