KQZ: Qendrat e votimit në veri funksionale për 21 prill

Sipas raportit, Komisionet Komunale të Zgjedhjeve në këto katër komuna janë funksionale dhe aktualisht janë duke bërë vlerësimin e qendrave të votimit që do të përdoren për procesin e votimit më 21 prill

FOTO:EO

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), në mbledhjen e sotme, ka prezantuar një raport të përgjithshëm lidhur me përgatitjet e deritashme për organizimin e procesit të votimit për apo kundër largimit të kryetarëve të komunave Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut.

Sipas raportit, Komisionet Komunale të Zgjedhjeve në këto katër komuna janë funksionale dhe aktualisht janë duke bërë vlerësimin e qendrave të votimit që do të përdoren për procesin e votimit më 21 prill.

Sipas të dhënave nga ky proces i vlerësimit, është konstatuar se të gjitha qendrat e votimit, 26 sosh, në komunat Mitrovicë e Veriut, Zveçan dhe Zubin Potok, i plotësojnë kriteret ligjore për vendndodhjen e tyre, ndërsa një numër i vogël nuk kanë qasje të lehtë për personat me nevoja të veçanta.

Procesi i vlerësimit të QV në komunën e Leposaviqit, ku numri i tyre është më i madh, 18 sosh, është duke vazhduar.

Në vazhdim të mbledhjes, në kuadër të procesit të harmonizimit të akteve nënligjore me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, i miratuar para disa muajsh nga Kuvendi i Kosovës, KQZ shqyrtoi dhe miratoi dy Rregullore Zgjedhore të radhës, Nr. 09/2024 Regjistrimi dhe Votimi i Personave me Nevoja të Veçanta (VNPV) dhe Nr. 14/2024 Qendra e Numërimit dhe Rezultateve (QNR).

Lidhur me vazhdimin e përgatitjeve për organizimin e procesit të votimit të 21 prillit, KQZ mori këto vendime:

  • Miratimi i specifikave teknike për furnizim me materiale të posaçme që u përkasin votuesve të verbër (shabllonët në alfabetin braj);
  • Miratimi i specifikave teknike për shtypjen e fletëvotimeve dhe Listave të Votuesve;
  • Miratimi i specifikave teknike për furnizim me pajisje për sallën e takimeve të KQZ-së;
  • Miratimi i teknikave specifike për shërbimet e instalimit dhe përkrahjes të kamerave në vendvotime;
  • Miratimi i specifikave teknike për material administrativ për pakot e vendvotimeve;
  • Miraitmi i specifikave teknike për transport për materialin sensitiv dhe josensitiv;
  • Miratimi i specifikave teknike për vula në vendvotime;
  • Miratimi i specifikave teknike për shtypjen e doracakëve të trajnimit;
  • Miratimi i programit orientues për anëtarët e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika