Prokuroria në Ferizaj kërkon paraburgim ndaj të arrestuarit për rastin “Fajdeja”

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj të dyshuarit për rastin “Fajdeja”

Prokuroria Themelore në Ferizaj

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj të dyshuarit me iniciale A.G, i cili u arrestuar sot për rastin “Fajdeja”.

Lexo më shumë: Arrestohet një person për rastin “Fajdeja”, të dyshuar janë edhe 36 të tjerë

Dyshohet se i pandehuri ka kontraktuar një shumë të pasurisë në këmbim të shërbimit për personin tjetër, duke e shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të tij.

Në këtë mënyrë, i dëmtuari S.B., është detyruar që të marrë para hua nga i pandehuri A.G., në shumë prej 60 mijë eurove, për të cilat ka paguar fajde në shumë prej 90 mijë eurove.

I pandehuri A.G. dyshohet se më 13 tetor 2022, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, në bashkëkryerje, kanë detyruar dëshmitarin, të veprojë në dëm të pasurisë së tij.

E me këtë do të kryenin në bashkëkryerje veprën penale “Detyrimi” nga neni 328 paragrafi 2 të KPRK-së.

 

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika