Sekuestrohen 4.3 tonë kokainë në Itali me vlerë 240 milionë euro

Në Trieste të Italisë janë sekuestruar 4 mijë e 300 kilogramë kokainë, e cila konsiderohet nga hetuesit si një nga sasitë më te mëdha të importuara në Evropë nga Amerika e jugut

ilustrim

Njësisë e policisë ekonomike dhe financiare të Triestes, të koordinuar nga drejtoria e qarkut antimafia në gjykatën e Triestes, kanë sekuestruar 4.3 tonë kokainë dhe ka marrë masa paraprake arresti ndaj 38 personave, të cilët janë nga Evropa dhe Kolumbia, raporton mediumi italian Ansa.

Vlerësohet se kjo sasi e kokainës është paguar rreth 96 milionë euro nga grupet kriminale. Në tregun italian, shitjet me pakicë të kësaj sasie droge do të kapnin shumën prej të paktën 240 milionë euro.

Gjatë operacionit, përveç disa automjete, policia ka sekuestruar edhe një kamion dhe një fuoriostrad me vlerë mbi 100 mijë euro. Në operacionin e zhvilluar janë sekuestruar edhe 1.8 milionë euro para të gatshme (cash).

Veprimtarit hetimore, të cilat zgjatën mbi 12 muaj e që kishin filluar me bashkëpunimin midis gjyqësorit italian, policisë kolumbiane dhe agjencisë amerikane “Homeland Security investigations”, lejuan rindërtimin e rrjetit të dendur midis prodhuesve të kokainës në Amerikën e Jugut dhe blerësve në territorin italian dhe evropian, që i përkasin klaneve të njohura të krimit të organizuar që veprojnë në Lombardi, Lacio e vende tjera të Italisë, raporton Triestenews.

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika