Arrestohen tre të dyshuar për përleshjen me armë zjarri në Gjakovë

Janë arrestuar edhe tre të dyshuar për përleshjen që kishte ndodhur me armë zjarri në Gjakovë mbrëmjen e 14 prillit

Foto ilustruese

Tre persona janë arrestuar në Gjakovë si të dyshuar për tentim vrasje.

Rasti në fjalë ka ndodhur më 14 prill, kur Policia kishte njoftuar për një përleshje me armë mes dy grupeve.

Nga tre të dyshuarit janë konfiskuar armët që dyshohet se janë përdorur në rastin në fjalë.

Me vendim të prokurorit, tre personat e dyshuar janë dërguar në mbajtje.

“Gjakovë/14.04.2024-20:19. Lidhur me rastin, me 18.04.2024 janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë  dhe janë konfiskuar dy armë zjarri që dyshohet të jenë përdorur në rast. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë, më 19 prill.

Po ashtu, më 16 prill, është vetëdorëzuar njëri nga të dyshuarit e këtij rasti.

Gjuajtje me armë mes dy grupeve në Gjakovë, policia në kërkim të të dyshuarve

Përveç dëmeve të shkaktuara nga arma e zjarrit, nuk ishte raportuar për të lënduar.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika