Tentim vrasja në Kolovicë, një muaj paraburgim për të dyshuarin e vetëdorëzuar

Njëri nga të dyshuarit për tentim-vrasjen në Kolovicë është vetëdorëzuar në stacionin e Policisë së Kosovës pas një muaji në arrati. Ndaj të njëjtit, Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit për një muaj

Policia e Kosovës

Qëndroi larg syrit të publikut e institucioneve për thuajse një muaj.

Por të mërkurën, Fitim Dodaj vendosi t’iu dorëzohet organeve të rendit për veprën të cilën dyshohet ta ketë kryer e që edhe ishte shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës.

E me vënien në pranga të Dodajt, Prokuroria ka vazhduar me procedurat e saj.

“Njëri prej personave të përfshirë në këtë rast është vetdorëzuar gjatë ditës së djeshme në polici. Për të njëjtin prokurori i shtetit ka lëshuar aktvendim për ndalimin e tij dhe gjithashtu, brenda afatit ligjor ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit”, tha Laureta Ulaj, zëdhënëse e Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

E kjo kërkesë është aprovuar nga ana e Gjykatës, derisa Prokuroria Dodajn e rëndon me tre vepra penale.

“Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur  lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit F.D , për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë, Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë dhe Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të armëve. Gjyqtarja e procedurës paraprake  ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit F.D dhe të njëjtit iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, paraburgimi i është caktuar në harmoni me nenin 184 paragrafi 1, nën paragrafi 1.1 dhe 1.2, pikat 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPPRK-së”, tha Mirlinda Gashi, zëdhënëse në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Televizioni mëson se Dodaj ka të kaluar kriminale dhe kishte edhe raste për posedim të narkotikëve e të armëve.

Por, për këtë nga Gjykata nuk kanë dhënë detaje.

Rasti në fjalë kishte ndodhur më 26 mars në të cilin, si pasojë e një konflikti në mes dy grupeve, mbetën të vdekur dy persona, njëri kalimtar rasti dhe dy tjerë të plagosur.

Fitim Doda dhe Arijan Sijarina dyshohen për tentim vrasjen në lagjen Kolovicë ndërsa në kërkim mbesin ende Naim dhe Ahmet Berisha, të kërkuar për veprën “vrasjen e rëndë”.

Ndonëse nuk ka konfirmim zyrtar nga institucionet, dyshohet se Fitim Dodajt i kishin dalë në pritë vëllezërit Berisha, në shenjë hakmarrjeje për plagosjen e cila kishte ndodhur paraprakisht po atë ditë.

 

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika