Berisha: Kurti refuzon deri në sabotim për t’u marrë me qeverisjen e vendit të vet

Ish-zevëndësministri i Kosovës në një postim në Facebook ka thënë se kryeministri Kurti është duke e dëmtuar Kosovën çdo ditë, përderisa vetes është duke ia plotësuar "siç e tha një deputet i tij, ëndrrat e dëshirat personale hiç më pak se nga pozita e kryeministrit"

Ish-zevëndësministri i Kosovës, Anton Berisha

Ish-zevëndësministri i Punëve të Jashtme në Kosovë, Anton Berisha, të mërkurën e 8 qershorit me anë të shkrimi në Facebook ka kritikuar kryeministrin Albin Kurtin.

Postimi fillon duke thënë se takimi i Kurtit dhe Sekretares së Përgjithshme, Liz Truss të lë përshtypjen se është fjala për Kosovën si një fuqi ekonomike anëtare e G7.

“Deklarata qendërzuese e Albin Kurtit pas takimit me Sekretaren e Jashtme, Liz Truss, me të cilën “ është pajtuar që të marrë masa shtesë kundër Rusisë…” të lë përshtypjen se është fjala për Kosovën si një fuqi ekonomike anëtare e G7 dhe fuqi ushtarake anëtare e NATO-s”.

Berisha ka thënë se nga deklarata e zyrtares britaneze, me një lexim të kujdesshëm nënkuptohet gatishmëria e MB për të përkrahur Kosovën në raportet bilaterale, por edhe në efektet eventuale destabilizuese ruse në Ballkanin Perendimor.

“Ky djalë, që nuk ka lënë gurë pa lëvizur dhe nuk ka lënë kënd pa gjuajtur me gurë, për të ardhur në pushtet, tash nga pozita e kryeministrit refuzon deri në sabotim për t’u marrë me qeverisjen e vendit të vet në përmasat dhe me problemet reale të saj, e që janë të shumta”, ka shkruar Anton Berisha.

Ish-zevëndësministri i Kosovës tutje ka shkruar se, në virtualitetin e qeverisjes dhe gjendjes si pjellë e imagjinatës së kryeministrit Kurti luan rolin e një ligjëruesi dhe kryeministri me peshë globale.

Anton Berisha ka shtuar se, ” E përkthyer në realitet, ai Kosovën është duke e dëmtuar për çdo ditë përderisa vetes është duke ia plotësuar, siç e tha një deputet i tij, ëndrrat e dëshirat personale hiç më pak se nga pozita e kryeministrit.

“E përderisa ai është duke bredhur në dynja prej katedre në katedër, që vendin e vet, të cilin nga pozita e opozitarit e paraqiste të shkatërruar për 20 vjet, e nga pozita e qeveritarit e ligjeron si storie suksesi, vartësit e tij në Kosovë janë duke bërë kërdinë në buxhetin e Kosovës ndërsa ritmi i rritjes së çmimeve është i bërë tmerri i qytetarit kosovar”, përfundon Berisha.

 

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika