Beogradi, mundësi e bisedimeve Rusi – Ukrainë

Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergey Lavrov

Të hënën, ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergey Lavrov, ka dhënë një intervistë për mediumet serbe, ku ishte shprehur se Rusia është e gatshme të shqyrtojë një takim me Ukrainën në qytetet e tjera, duke përfshirë edhe Beogradin.

Sipas Lavrov-it, Beogradi është vend i mirë për bisedime të paqes me Ukrainën, dhe se për Rusinë do të ishte i pranueshëm.

“Vendi i negociatave duhet të jetë i pranueshëm për të dyja palët. Ne kemi mbajtur tre raunde bisedimesh ballë për ballë në Bjellorusi, pastaj ka pasur edhe disa video konferenca’’.

‘’Tashmë është arritur një marrëveshje për takimin e Stambollit, e cila pasqyron një pikë gjeografike, në të cilën mundësitë e të dyja palëve kanë përkuar. Edhe pse ne jemi të gatshëm të shqyrtojmë lokacione të tjera, përfshirë Beogradin”, deklaroi kreu i diplomacisë së Federatës Ruse.

Anne McElvoy: How Volodymyr Zelensky became face of the free world | Evening Standard
Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelenskyy

Nga ana tjetër, Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelenskyy, ka kohë që po kërkon bisedime të drejtpërdrejta me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, dhe së fundi ka thënë se këto bisedime nuk bën të mbahen në Rusi e Ukrainë e as në Bjellorusi, sikurse deri më tash.

Më herët gjatë ditës, Dimitry Peskov, një zëdhënës i presidentit të Federatës Ruse, tha se negociatat midis delegacioneve ruse dhe ukrainase në Stamboll ka shumë të ngjarë të mbahen nesër, më 29 mars.

Serbia është ndër të paktat shtete evropiane që ka refuzuar t’i bashkohet Perëndimit për sanksione ndaj Rusisë, të cilat i janë vënë, si pasojë e pushtimit që e ka nisur më 24 shkurt ndaj Ukrainës. Fluturimet ajrore në mes të Evropës dhe Rusisë janë ndërprerë, si rezultat i sanksioneve të vendosura.

Serbia është i vetmi vend evropian që ka linja të rregullta të fluturimeve me Rusinë dhe se nuk është pajtuar të vendosë sanksione në pajtim me Bashkimin Evropian.

Pse Rusia nisi luftën në Ukrainë dhe çfarë kërkon Putin? – Abc News
Pamje nga lufta në Ukrainë

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika