Sillen në Kosovë faktet e krimeve gjenocidale të Serbisë në Srebrenicë

Në Ditën Ndërkombëtare të Kujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë, në Prishtinë janë sjellë artefakte që kanë mbetur ajo masakër. Në këtë ngjarje u tha se e kaluara nuk duhet të harrohet, pasi që mund edhe të përsëritet.

Srebrenicë

Gjësendet që erdhën në Kosovë nga Srebrenica e Bosnje Hercegovinës i takojnë babait të Amra Begiqit, i cili ishte vrarë nga serbët 29 vite më parë në masakrën e Srebrenicës.

Ato u ekspozuan të enjten në “Reporting House” në Prishtinë në përkujtim të kësaj masakre, si pjesë e bashkëpunimit që BIRN dhe Prishtina Biennale kanë krijuar me Qendrën e Memorialit të Srebrenicës.

Aty ishte edhe Mensur Bektiq, autor i lules së Srebrencës, me të cilën masakra identifikohet në gjithë botën.

Ai bëri thirrje për tolerancë pavarësisht të kaluarës.

“Nëse vini në Srebrenicë dhe rrini me nënat e Srebrenicës e burrave të vrarë apo gratë e tyre, krejt çka keni me dëshu është ofshamë e pikëllim por asnjëra nuk lypë hakmarrje. Asnjëra nuk thotë, hajde, vrajeni serbët, hajde, hakmerruni. Ata i edukojnë fëmijët me tolerancë, tolerancë të cilën e ka tregu edhe Kosova”, ka thënë Bektiç.

Pos tolerancës, u bë thirrje edhe për të mos harruar asnjëherë të kaluarën.

Këtë mesazh e dha zëvendëskryeministrja e Kosovës Emilja Rexhepi, që i takon komunitetit boshnjak.

“Ne nuk duhet të harrojmë se çka ka ndodhur se nëse e harrojmë se çfarë ka ndodhur një Srebrenicë ku janë vrarë tetë mijë persona që të shuhet një popull atëherë historia mundet me u përsëritë. Është shumë me rëndësi me shënu këtë moment e me kujtu që edhe ne boshnjakët, edhe shqiptarët e Kosovës kemi pas të njëjtin armik që ka tentu të zhdukë një popull”, ka thënë Rexhepi.

Pikërisht në 29-vjetorin e masakrës së Srebrenicës, Kuvendi i Kosovës ka miratuar deklaratën në përkujtim të viktimave.

Po ashtu, Qeveria e Kosovës e ka shpallur 11 korrikun Ditë Përkujtimore të Gjenocidit në Srebrenicë, bazuar në rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara , të miratuar më 23 maj.

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Të fundit nga rubrika