Shtatë vende të BE-së i bëjnë thirrje Venezuelës t’i publikojë të dhënat e zgjedhjeve

Shtatë vende të Bashkimit Evropian (BE), përfshirë Italinë, Francën, Gjermaninë dhe Spanjën, u kanë bërë thirrje së bashku autoriteteve në Venezuelë t’i publikojnë shpejt procesverbalet zgjedhore, për të garantuar transparencë në lidhje me zgjedhjet e fundjavës së kaluar, njoftoi Zyra e Kryeministres italiane.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Venezuelës e shpalli presidentin Nicolas Maduro, i cili është në pushtet prej vitit 2013, fitues të zgjedhjeve të 28 korrikut, me 51 për qind të votave, duke nxitur menjëherë akuza nga opozita për vjedhje votash.

Opozita thotë se, bazuar në numërimin e saj të hollësishëm, kandidati opozitar, Edmundo Gonzalez, me gjasë i ka fituar 67 për qind të votave.

Deklarata e përbashkët e vendeve të BE-së iu bashkua kritikave nga vendet e jashtme për mënyrën se si Qeveria venezuelase i ka organizuar zgjedhjet.

Disa vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Argjentinën, e kanë njohur Gonzalezin si fitues të zgjedhjeve.

Javën e kaluar, ministrat e Grupit 7 shprehën solidaritet me popullin e Venezuelës dhe shqetësimet e tyre për rezultatin e zgjedhjeve.

“Ne u bëjmë thirrje autoriteteve venezuelase t’i publikojnë menjëherë të gjitha regjistrat e votimit, për të garantuar integritet dhe transparencë në procesin zgjedhor”, thuhet në komunikatën e shtatë vendeve të BE-së, e cila përfshirë edhe Portugalinë, Holandën dhe Poloninë.

“Opozita thotë se i ka mbledhur dhe publikuar më shumë se 80 për qind e regjistrave zgjedhore nga të gjitha qendrat e votimit. Verifikimi është thelbësor për njohjen e vullnetit të popullit venezuelas”, thuhet në njoftim./Radio Evropa Lire

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika