Video ekskluzive nga incidenti në Pejë

Në rrugën “Papa Klementi”, në Pejë, të dielën e 19 qershorit pak para mesnatës, ka ndodhur një incident, ku janë përfshirë pronarët e dy dyqaneve, ku edhe është përdorur një armë zjarri

Pamje nga vendi i ngjarjes

Një zënkë verbale në mes të pronarëve të dy dyqaneve në qytetin e Pejës, ka dërguar deri te përdorimi i armës së zjarrit.

Sipas burimeve të Portali D, palët e përfshira në rast, paraprakisht kishin një mosmarrëveshje.

Njëri nga të përfshirët në këtë zënkë, i cili drejtonte një furgon me ngjyrë të bardhë, ka shkuar deri te dyqani i palës tjetër, ku edhe ka nxjerrë armën e zjarrit, duke e drejtuar në drejtim të disa punonjësve të lokalit.

Ndërsa, në videon e siguruar nga Portali D, shihet se një person tjetër nga ana e shoferit, ka ndërhyrë duke e penguar që të mos veprojë tutje.

Viktima menjëherë pas tentativës, shihet duke nxjerrë telefonin nga xhepi për t’i njoftuar organet e rendit (policinë).

Fadil Gashi, Zëdhënës i Policisë së Pejës, për Portali D, e ka konfirmuar se mbrëmë më datën 19 qershor, rreth orës 23:20, policia kishte pranuar një njoftim për një përleshje, ku pastaj viktima ishte kërcënuar me armë zjarri.

“I dyshuari ka ekspozuar armën drejt viktimës për të kërcënuar”, ka thënë Gashi.

I pyetur se a ka qenë arma e mbushur, ai e ka pohuar këtë duke thënë se  “arma ka qenë e mbushur, por se nuk e di sa plumba kanë qenë në karikator”.

“I dyshuari dhe viktima janë pronarë në Tregun e Pemëve në Pejë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka arrestuar të dyshuarin, dhe i është konfiskuar arma”.

“Pas konsultimit të Prokurorit të shtetit, është urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje për 48 orë në ndalim policor”, është shprehur Gashi.

Rasti është cilësuar si “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Sipas policisë, në këtë rast kanë qenë të përfshirë vetëm dy persona.

Shija e redaktorit

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Të fundit nga rubrika