Pas 5 orësh probleme teknike, vazhdon numërimi i votave për deputetë në Prishtinë

Gazetarja, Doruntina Bylykbashi ka njoftuar se pas më shumë se 5 orësh pritje është rregulluar sistemi kompjuterik nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve [KQZ] dhe se ka filluar verifikimi i votave për subjekte politike dhe numërimi i atyre të kandidatëve për deputetë në Qendrën Komunale të Numërimit të Votave në Prishtinë.

Bylykbashi në një lidhje direkte nga Qendra Komunale e Numërimit tha se procesi i numërimit të votave ka filluar gjatë ditës së martë, respektivisht pas orës 16:00.

“Aktualisht jemi në Qendrën Komunale të Numërimit të Votave në Prishtinë dhe pas më shumë se 5 orë ka filluar të punojë sistemi kompjuterik që menaxhohet nga KQZ-ja. Deri para pak minutash nuk ka filluar procesi i numërimit për shkaqe teknike. Ky proces ka nisur nga ora 16:00, në ditën e djeshme në 4 komuna Partesh, Lipjanin, Obiliqin dhe Prishtinën. Sepse në komuna të tjera nuk ishin të gatshëm për të filluar procesi i numërimit për shkaqe teknike”, njoftoi Bylykbashi.

Bylykbashi ka thënë se votat që po numërohen janë nga vendvotimet e rregullta, saktë 2533 dhe nga procesi i ditës së djeshme kanë arritur të numërohen vetëm 5 kuti të vendvotimeve.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika