Rama në samitin e NATO-s: Kosova të ftohet në Partneritetin për Paqe

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë pjesëmarrjes së tij në samitin e NATO-s në Madrid ka kërkuar që Kosova të ftohet menjëherë në mekanizmin e Partneritetit për Paqe në NATO

Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama mori pjesë të mërkurën në samitin e NATO-s në Madrid.

Kryeministri shqiptar shfrytëzoi këtë rast për të kërkuar që Kosova të ftohet menjëherë në mekanizmin e Partneritetit për Paqe në NATO.

Rama, përmes një njoftimi në rrjetin social Twitter ka thënë se vendet që nuk e njohin ende Kosovën duhet të vlerësojnë qëndrimin e saj krejt të njehsuar me BE-në ndaj agresionit rus mbi Ukrainën.

“SOT në NATO: Kërkova që Kosova të ftohet menjëherë në mekanizmin e Partneritetit për Paqe. Vendet që nuk e njohin ende Kosovën duhet të vlerësojnë qëndrimin e saj krejt të njehsuar me BE-në ndaj agresionit rus mbi Ukrainën – pavarësisht se Ukraina nuk e ka njohur ende Kosovën”, ka shkruar Rama, transmeton Portali Dukagjini.

Para fillimit të punimeve të Samitit, Rama publikoi në rrjetet sociale momente nga takimi me mikpritësin Pedro Sánchez, kryeministër i Mbretërisë së Spanjës dhe Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Para nisjes së punimeve të seancës plenare të Samitit, kryeministri Rama u takua me presidentin e SHBA-së, Joe Biden.

Kryeministri Rama kryeson delegacionin shqiptar që merr pjesë në samitin e NATO-s. Pjesë e delegacionit është edhe ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka.

Ndërkaq, të martën e 28 qershorit, liderët e Aleancës Veriatlantike (NATO) janë mbledhur në Bruksel.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, të hënën kishte thënë se në samitin treditor do të arrihet pajtueshmëri për një paketë të re të ndihmës për Ukrainën në fushën e komunikimeve, sistemeve antidronë dhe naftës.

Në këtë samit do të marrin pjesë edhe liderë të shteteve që nuk janë pjesë e NATO-s, përfshirë liderët e Koresë Jugore dhe Japonisë, në cilësinë e vëzhguesve.

Spanja po e organizon samitin në 40-vjetorin e pranimit të saj në NATO. Më 30 maj të 1982-s, ajo u bë vendi i 16-të që iu bashkua Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO).

Në grupin e vendeve anëtare të NATO-s është edhe Shqipëria, që u anëtarësua në vitin 2009.

Rama në samitin e NATO-s, pritet nga Mbreti i Spanjës, Felipe VI

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika