Një person është arrestuar në fshatin Bajnic të Kaçanikut, pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur më 26 prill 2026 rreth orës 20:08, kur i dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se nga vetura ka shtënë në ajër.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar disa gëzhoja, ndërsa nga i dyshuari është konfiskuar një armë e tipit AK-47 dhe 35 fishekë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.