Arbërie Nagavci, shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizja Vetëvendosje, ka deklaruar pas seancës së jashtëzakonshme se partia e saj do të vazhdojë përpjekjet për zgjedhjen e presidentit dhe shmangien e zgjedhjeve të reja.
Ajo theksoi se Vetëvendosje tashmë ka ndërmarrë hapa konkretë në këtë drejtim, duke përfshirë edhe tërheqjen e kandidaturave nga Glauk Konjufca dhe Fatmire Mulhaxha-Kollçaku.
“Jemi këtu dhe do të bëjmë përpjekjet tona deri në fund që të shmangim zgjedhjet e reja. E patë që dy kandidaturat tona, edhe zëvendëskryeministri Konjufca edhe deputetja Fatmire, tashmë i tërhoqën kandidaturat e tyre dhe po bëjmë edhe një hap tjetër përpara, tepër të rëndësishëm, në mënyrë që të shmangim zgjedhjet e reja. Deri në përfundim të afatit do të angazhohemi dhe shpresojmë që vendi të bëhet me president brenda afatit kushtetues”, u shpreh Nagavci.
Konjufca dhe Mulhaxha-Kollçaku tërhiqen nga gara për President, vendi në prag zgjedhjesh