Haradinaj bën thirrje për ndalje të procesit: Vihemi në mbrojtje të Kushtetutës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kritikuar procesin e votimit për zgjedhjen e presidentit, duke e cilësuar si shkelje të rëndë kushtetuese.

Para seancës së jashtëzakonshme në Kuvend, Haradinaj tha se çdo votim pa shumicën e kërkuar prej dy të tretave përbën, sipas tij, devijim të rrezikshëm nga Kushtetuta.

“Votimi pa 2/3, ashtu siç e parasheh Kushtetuta, është shkelje e rëndë dhe drejtim i rrezikshëm që ka marrë vendi”, ka deklaruar Haradinaj.

Ai u bëri thirrje udhëheqësve institucionalë që të ndalen nga ky proces, duke përmendur ushtruesen e detyrës së presidentes dhe kryetaren e Kuvendit Albulena Haxhiun dhe kryeministrin Albin Kurti.

“I bëj thirrje që të ndalen dhe të mos vazhdojnë në këtë drejtim të rrezikshëm. Nëse vazhdojnë, nuk na mbetet rrugë tjetër përveç mbrojtjes së Kushtetutës”, u shpreh ai.

Haradinaj tha se situata aktuale është e ndryshme dhe, sipas tij, mbrojtja e Kushtetutës tani i mbetet qytetarëve.

“Kjo është një situatë shumë ndryshe. Kushtetuta mund të mbrohet tani vetëm nga sovrani, ai i zgjedh mënyrat e veta, të protestave, e mënyra të tjera”, ka theksuar ai.

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika