PDK-ja kërkon urgjencë për Ligjin për Specialen: Qeveria ta sjellë sa më shpejt në Kuvend

Shefi i grupit parlamnetar të PDK-së, Arian Tahiri, ka kërkuar që sa më shpejt të sillet në Kuvendin e Kosovës Ligji për Dhomat e Specializuara.

Në një konferencë për media, ai ka thënë se ndryshimet e këtij ligji tashmë janë draftuar dhe Qeveria e Kosovës sipas tij, duhet të veprojë me urgjencë për ta sjellë atë në legjislativ.

“Ligjin e kemi draftuar dhe e kemi procedu në qeveri. I bëj ftesë Qeverisë që sa më shpejt ta sjellë Ligjin në Kuvend, dhe Kuvendi ta argumentojë vullnetin që e shprehi dje.”, ka thënë Tahiri.

Ai ka thënë se institucionet e Republikës së Kosovës duhet të sigurojnë mbështetje të plotë për procesin në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Tahiri ka deklaruar se tani është koha për veprime konkrete institucionale.

“Ata burra duhet të jenë sa më shpejt të lirë. Nuk do të ndalemi si grup parlamentar dhe si parti, për të bërë më të mirën për të kontribuuar për këtë process, e kemi obligim. Nga këtu u bëj apel të gjitha partive politike, për maturi, përgjegjësi, unitet dhe kontribut konkret. UÇK-ja është e të gjitha partive politike, është e popullit dhe për këtë duhet të angazhohen të gjithë”, ka thënë Tahiri./EO

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika