Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë se i takon Kosovës të vendosë nëse do të ndryshojë Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës, por ka theksuar se çdo ndryshim duhet të respektojë pavarësinë e gjyqësorit.
Në konferencën për media pas takimit me kryeministrin Albin Kurti në Prishtinë, von der Leyen tha se vendimi për ndryshimin e ligjit i takon institucioneve të Kosovës.
“Për ndryshimin, i takon Kosovës të vendosë. Është me rëndësi të garantohet pavarësia e gjyqësorit dhe, në këtë kuadër të pavarësisë, i përket Kosovës të vendosë se çfarë të bëjë ose jo. Është me rëndësi që gjyqësori të mbahet i pavarur”, deklaroi von der Leyen.
Von der Leyen për aktgjykimin në Hagë: Ka të bëjë me përgjegjësinë individuale
Von der Leyen: Stabiliteti institucional është themeli i reformave dhe përparimit drejt BE-së