Kurti pranon letër urimi nga kancelari gjerman Merz

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka pranuar një letër urimi nga kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, me rastin e rizgjedhjes së tij në postin e kryeministrit dhe formimit të Qeverisë së re.

Në letrën e tij, Merz e ka uruar Kurtin për rizgjedhjen, duke theksuar se Kosova ka kaluar muaj të tërë me pasiguri politike, të cilat, sipas tij, i kanë shkaktuar vendit kosto të larta, njofton Dukagjini.

“Ju përgëzoj përzemërsisht për rizgjedhjen Tuaj Kryeministër i Republikës së Kosovës. Kosova ka lënë pas muaj të tërë të pasigurisë politike, e cila i ka imponuar vendit kosto të larta. Konfirmimi i zgjedhjes Tuaj ofron mundësinë e ndërtimit të urave përtej prizmit partiak, zgjidhjes së çështjeve të hapura institucionale dhe avancimit të reformave”, shkroi Merz.

Kancelari gjerman i ka uruar Kurtit sukses në mandatin e ri qeverisës, ndërsa ka theksuar se Gjermania do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën.

Merz ka nënvizuar gjithashtu miqësinë e veçantë që, siç ka shkruar ai, Gjermania ka me popullin e Kosovës.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika