Diaspora proteston në katër qytete evropiane kundër vendimit të Speciales

Platforma “Liria ka Emër” ka njoftuar për organizimin e protestave në katër qytete evropiane, ku qytetarë nga diaspora pritet të mblidhen me moton “Jo në emrin tim”.

Tubimet do të mbahen në Mynih dhe Aachen të Gjermanisë, Lozanë të Zvicrës dhe Malmö të Suedisë.

Në Mynih, protesta është planifikuar të nisë në orën 17:30 në Geschwister-Scholl-Platz, ndërsa në Aachen tubimi do të mbahet nga ora 14:00 deri në 17:00.

Në Lozanë, protesta është paralajmëruar të nisë në orën 15:00, ndërsa në Malmö në orën 14:00.

Sipas organizatorëve, protestat janë pjesë e aktiviteteve të diasporës në vende të ndryshme, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.

Protestat pasojnë vendimin e Dhomave të Specializuara në Hagë, përmes të cilit katër ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika