Kriza energjetike, Qeveria merr masa emergjente

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të shpallet masa emergjente në furnizimin me energji elektrike, që sipas ekzekutivit këto masa janë mbështetëse për qytetarët që të sigurojnë energji të mjaftueshme gjatë dimrit. Derisa opozita i cilëson si masa të duhura, njohësit e fushës së energjisë thonë se duhet të ketë subvencionime të ndara

Qeveria e Kosovës

Për herë të dytë brenda vitit, në Kosovë pritet të kthehet emergjenca energjetike.

Kjo sepse Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të hyjnë përsëri në fuqi masat emergjente për të menaxhuar sado pak krizën e furnizimit me rrymë.

Këto masa të propozuara nga Ministria e Ekonomisë, janë miratuar në kabinetin qeveritar dhe pasi të marrin aprovimin edhe të Kuvendit, pritet të jenë në fuqi për së paku 60 ditë.

Por, deputetët e opozitës po thonë se janë skeptik që këto masa do të sjellin ndryshime në furnizim dhe në çmime të energjisë.

“Në kuptimin legal vendimi është i drejtë, ka bazë juridike ia lejon ligji për energjinë dhe qeveria mund të përdorë të gjithë mekanizmat juridik. Në kuptimin praktik qeveria edhe në fillim të vitit ka pasur një zbatim të këtij neni për shpalljen e masave emergjente për dy muaj rresht, por që efektet kanë qenë zero, pra nuk nënkupton vetëm fuqia juridike nëse nuk shohim veprime  operacionale, organizative dhe mobolizuese në sektorin energjetik”, ka thënë Ferat Shala, deputet nga PDK.

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala

Deputeti i PDK-së, Shala, thotë se kanë dhënë edhe rekomandime për masat që do duhej të merreshin për energjinë.

“Rekomandimet i kemi dhënë edhe në media, do duhej urgjentisht të hiqej TVSH-ja për tarifat, do të duhej që të subvencionohej KEK-u në mënyrë legale që të ulej tantiema nga 3 euro që është sot, për thëngjillin në 0.26 cent e cila do të favorizonte çështjen e kostos së prodhimit të energjisë”, shtoi Shala.

Trim Tërnava, njohës i sektorit të energjisë, megjithëse nuk deshi të komentojë direkt vendimin e Qeverisë së Kosovës, thotë se subvencionimi nga qeveria do të jetë ndihmë për qytetarët.

“Në situatën ku ndodhemi, ku shihet që çmimet e energjisë elektrike vetëm po rriten dhe pse jemi gjatë sezonës së verës, e vetmja formë se si qytetarët do të mund t’i përballojnë këto rritje të çmimeve është përmes subvencionimit direkt nga qeveria. Subvencionimi duhet me qenë i ndarë, një pjesë të subvencionohen kompanitë akteret e sektorit të energjisë në mënyrë që të mos ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike, në anën tjetër të punohet në subvencionim direkt të qytetarëve që të shikojnë alternative sidomos për pjesën e ngrohjes”, ka thënë Trim Tërnava – njohës i energjisë.

Trim Tërnava, njohës i sektorit të energjisë

RTV Dukagjini ka pyetur edhe KEK-un për përgatitjet e tyre dhe kapacitetin për të mbuluar konsumin e energjisë elektrike për muaj e dimrit, por ata nuk kanë kthyer përgjigje.

KEDS-i ndërkaq tashmë ka kërkuar nga ZRRE-ja një tjetër shqyrtim të jashtëzakonshëm të tarifave të energjisë elektrike, të cilat u rriten në muajin shkurt të këtij viti.

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika