Thirrja evropiane për vizat vlerësohet jo e sinqertë

Gjermania, Franca dhe Polonia të premten me një deklaratë të përbashkët kanë bërë thirrje për progres në procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën. E kjo deklaratë nuk po shihet e sinqertë në Kosovë por as nga ndërkombëtarë që kanë njohuri për zhvillimet politike në ballkanin përendimor

Foto ilustrim

Heqjen e vizave për Kosovën njëzëri e kanë kërkuar shtetetet që njihen si “Trekëndëshi i Weimarit”.

Thirrje u bë e përbashkët në një deklaratë nga Gjermania, Franca e Polonia.

Madje, kjo është hera e parë, që Franca, ndër shtetet më skeptike për vizat, kërkon liberalizimin.

Por, kjo deklaratë nuk i duket aspak e sinqertë austrikaut Gunther Fehlinger, i cili e njeh shumë mirë zhvillimet në Ballkanin Perëndimor.

Gunther Fehlinger, njohës i zhvilimeve në Ballkanin Perëndimor

“Nëse vërtetë Kancelari Gjerman dëshiron që Kosovës t’i hiqet liberalizimi i vizave do të ishte një çështje shumë e vogël për vendin më të madh në Evropë, kjo mund të jetë shumë e rëndësishme për Kosovën dhe kosovarët mirëpo është çështje shumë e vogël për tërë kontinetin, mirëpo nëse Kancelari do të dëshironte që kjo të përfundojë, ai mund të kishte kërkuar nga vetë Presidenti Frances Emanulen Macron, dhe kjo do të ishte shumë lehtë e arritshme. Dhe kjo mbështetja që Franca bashkë me Gjermaninë dhe Poloninë që po i bejnë Kosovë mendoj që nuk është e sinqertë dhe kjo është shumë dëshpëruese nga ana e tyre”, ka thënë Fehlinger.

Ndërsa opinionisti Agron Hoti thotë se kjo deklaratë nuk është kuptuar qartë.

Ai thotë evropianët heqjen e vizave për Kosovën e ndërlidhin kryekëput me dialogun dhe përfundimin e tij me një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.

Agron Hoti, opinionist

“Nuk e kemi lexuar drejtë sepse në këtë deklaratë, tri shtetet që janë kyqe në Bashkimin Evropian, e kanë thenë se Kosova duhet të tregojë përkushtim në dialogun me Serbinë, dhe me këtë drejtim kanë kërkuar progres në procesin e liberaliizmit të vizave, sepse sikur këto 3 shtete të ishin të interesuar për heqjen e vizave për Kosovën, atehërë nuk do të jepnin deklaratë të mjegullt për proges ne këtë proces por do të kërkonin heqjen e tyre”, ka theksuar Hoti.

Po ashtu, këto tri shtete, në deklaratën e tyre kanë thënë se janë të përkushtuara ndaj Procesit të Berlinit dhe se pritet ta vizitojnë Ballkanin që t’i forcojnë raportet me aleatët në rajon.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika