Rama për mbylljen e shkollës turke: Asnjë qëllim tjetër përveç zbatimit të ligjit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se mbyllja e shkollës “Mehmet Akif Ersoy” është në raport më ligjin, dhe se nuk ka asnjë qëllim tjetër revokimi i licensës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Për mbylljen e shkollës turke “Mehmet Akif Ersoy” në Tiranë pas 26 vjetësh aktivitet në Shqipëri, ka shkruar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Nëpërmjet një postimi në Twitter ai ka thënë se përdorimi i fëmijëve për të fshehur fajin karshi ligjit, prindërve dhe vetë fëmijëve tregon ndërgjegje të ulët në raport më misionin e lartë të një vatre edukimi.

“Përdorimi i fëmijëve pastaj për të fshehur fajin karshi ligjit, prindërve dhe vetë nxënësve, duke luajtur rolin e viktimës së qeverisë, kur në fakt je verifikuar jo një po dy herë në shkelje, tregon ndërgjegje të ulët në raport me misionin e lartë të një vatre edukimi”, ka shkruar Rama.

Sipas një konstatimi të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, kjo shkollë ka filluar procesin mësimor 2022-2023 në vendodhje dhe mjedise të tjera të pamiratura nga kjo ministri.

Për këtë, Rama ka komentuar duke theksuar se “Të shesësh godinën ku ke lejen e aktivitetit shkollor dhe të hapësh aktivitetin diku tjetër, pa marrë lejen sipas ligjit, pa plotësuar kriteret e pa përmbushur standartet e kërkuara ligjërisht, është një shkelje për të cilën ligji parashikon heqjen e licensës”.

Ndërsa, ai ka reaguar edhe ndaj lajmeve në disa mediume që sipas Ramës e kanë “bombarduar publikun me lajme të rrreme e me teori konspiracioni”.

Ai potencoi se ky vendim i Qeverisë shqiptare nuk ka “asnjë qëllim tjetër përveç zbatimit të barabartë të ligjit në rastin e heqjes së një license shkolle si plot të tjera më parë”.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika