Abdixhiku paralajmëron kallëzim penal për punësimet në KEK, akuzon LVV për nepotizëm masiv

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka paralajmëruar kallëzim penal për punësimet e fundit në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK).

Ai, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, teksa ka reaguar mbi procesin e aplikimit për punë, është shprehur kritik mbi veprimet e Lëvizjes Vetëvendosje – partia në pushtet, duke e akuzuar për nepotizëm masiv.

“Sot, kemi ftuar Prokurorinë të nisë hetimet mbi këtë proces skandaloz e korruptiv. Nesër do të dorëzojmë dhe kallëzim penal në Prokurori. Kemi ftuar dhe menaxhmentin e KEK-ut të anulojë procesin në fjalë e t’i suspendojë të gjithë anëtarët e Komisionit Vlerësues; dhe të rinisë kështu një proces të ri, të hapur dhe mbi të gjitha të drejtë”, ka shkruar Abdixhiku.

Ndryshe, mbi katër mijë qytetarë kanë aplikuar për mbi 100 vende pune në KEK.

KEK

Sipas kryetarit të LDK-së, ky aplikim nuk ka pasur rëndësi ngase siç ka theksuar ai, vendet e punës ishin të parandara për familjarët e partisë në pushtet.

“Plot katër mijë e 668 qytetarë tanë kanë aplikuar për 128 vende pune në KEK. Ky aplikim i tyre nuk kishte fare rëndësi, sepse vendet e punës ishin të parandara për 40 familjarë e 80 militantë partiak të partisë në pushtet. Ky është modeli i pushtetit në vend. Kapje e nepotizëm masiv i çdo vendi e çdo ndërmarrje pa dallim; dhe atë hapur e pa brengë”, ka shtuar Abdixhiku.

Po ashtu, Abdixhiku ka potencuar se punësimet nepotike nuk janë të reja në vend dhe, për të njëjtat, është zotuar se në qeverisjen e ardhshme do të ndalet si fenomen.

“Ato veçse të reja s’janë. Kam dënuar e do të dënojë çdo veprim të tillë, nga kushdo që bëhet, kurdo që bëhet ose është bërë. Jemi në politikë për t’i ndalur këto fenomene, jo ushqyer ato. Në qeverisjen e ardhshme time, konkurset e tilla, nuk do të kapërcejnë pa monitorim nga organizatet e pavarura – vendore e ndërkombëtare. Merreni këtë si zotim publik”, është shprehur Abdixhiku.

Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka mohuar në mënyrë kategorike se të punësuarit e fundit në KEK kanë lidhje familjare apo janë militantë të LVV-së.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

“Nuk ka punësim të militantëve, ka komisione të cilët bëjnë një vlerësim pasi që ka teste edhe me shkrim edhe intervistim, dhe ka edhe të drejtë ankese”, kishte thënë Kurti.

Ai ka shtuar se, nëse ka pasur ndonjë parregullsi apo padrejtësi, ankesa dhe shqyrtimi do ta rregullojë.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika