APK-ja do t’i mbrojë pyjet nga shkatërrimi duke përdorur dronë, Peci: Do ta parandalojmë prerjen ilegale

Agjencia e Pyjeve të Kosovës ka nisur një iniciativë për të parandaluar prerjen ilegale të pyjeve në vend përmes përdorimit të dronëve. Në një ngjarje të mbajtur këtë të mërkurë, janë dorëzuar dy dronë, një donacion nga Ambasada suedeze dhe Zyra e Bashkimit Evropian, për të ndihmuar në këtë përpjekje

Përmes përdorimit të dronëve, Agjencia e Pyjeve të Kosovës (APK) do të synojë parandalimin e prerjes ilegale të pyjeve në vend. Me këtë rast, të mërkurën është bërë dorëzimi i dy dronëve, donacion i Ambasadës suedeze dhe i Zyrës së Bashkimit Evropian, raporton Ekonomia Online.

Krahas kësaj, u zhvillua edhe një trajnim për mbikëqyrësit e pyjeve, të cilët treguan edhe për specifikat e saj.

I lumtur me këto pajisje u shpreh ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci.

Ai ka thënë se këto pajisje janë të teknologjisë së fundit dhe do t’i mundësojnë APK-së të parandalojë prerjen ilegale të pyjeve.

Peci theksoi se këto aktivitete janë në funksion të implementimit të strategjisë dhe ligjit për pyjet e Kosovës.

“Na gëzon fakti që objektivi dhe synimi jonë për një menaxhim më të mirë të pyjeve të Kosovës si një aset kombëtar shumë i çmueshëm. Në përkrahje kemi edhe partner e organizata ndërkombëtare, me këtë rast sikurse është FAO, që i kanë dhuruar shumë pajisje Agjencisë së Pyjeve dhe tash i bashkëngjiten edhe njëra prej pajisjeve shumë moderne për dronë, që përmes të cilit ne do të kontrollojmë mënyrën ose parandalimin e prerjeve ilegale të pyjeve të Kosovës”, u shpreh Peci.

“Gjithë këto aktivitet janë në funksion të implementimit që i ka strategjia edhe ligji për pyjet e Kosovës dhe po shkojmë gradualisht drejt një krijimi të mekanizmave dhe hapave që janë të vendosur dhe që janë lehtë të qasshëm për gjithë ata që i vërsulen dëmtimit të pasurisë që na ka dhuruar Zoti, në këtë rast që janë pyjet e Kosovës”, tha tutje Peci.

Njëri nga trajnuesit e këtij programi, Lorik Haxhiu, tregoi specifikat e këtij droni. Ai tha se ky dron mund të operojë deri në 15 kilometra, dhe është i pajisur me kamerë me katër senzorë, shkruan EO.

“Specifikat kryesore të këtij droni është se është i dizajnuar për shërbime të shtetit, për shembull si Agjencia e Pyjeve, policia, shfrytëzohet për mbështesje nga ajri për ekipet e zjarrfikësve dhe për rastet e kërkim shpëtimit. Është dron industrial është i durueshëm ndaj kushteve atmosferike, duron erë të fortë duron edhe shi. Ka një bateri apo dy të cilat i mundësojnë një fluturim prej 55 minutave”, u shpreh Haxhiu.

“Mundësohet operim në distancë deri në 15 km. Ky dron ka mundësi të konfigurimeve të ndryshme, në këtë rast për nevojat e APK-së është kamera e cila ka katër senzorë. Kamera kryesore është optike e cila mundëson vëzhgim të detajuar të zonave. Ka mundësi të zoom-it deri në 200 herë, në këtë rast mund të dallohen keqbërësit. Është kamera termale, e cila mundëson pamje të ndryshme qoftë gjatë natës apo edhe gjatë ditës në identifikim e trupave të ngrohtë”, u shpreh tutje Haxhiu.

Trajnimi për përdorimin e dronëve ka për objektiv prezantimin e elementeve dhe specifikat kryesore të dronëve (DJI Matrice 300 RTK), si dhe përdorimi i këtyre mundësive për qëllime të ndërlidhura me sektorin e pylltarisë, duke përfshirë menaxhimin e pyjeve, monitorimin e shëndetit të pyjeve, ndihmën kundër zjarreve në pyje dhe për qëllime mbikëqyrjeje për të parandaluar prerjet e paligjshme dhe aktivitete të tjera kriminale, hartografimin dhe vëzhgimin, etj. Ky trajnim për përdorimin e dronëve në menaxhimin e pyjeve është i pari dhe pritet të vazhdojë në të ardhmen me module të tjera.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika