Aplikacioni i ri BeReal shpallet aplikacioni i vitit në iPhone

Apple ka shpallur fituesit në disa kategori të pajisjeve të saj, ndërsa rrjeti social i njohur është shpallur aplikacioni i vitit në iPhone

Ndërkohë që Twitter ishte interesant për shkak të Musk, një tjetër rrjet social fitoi popullaritet të madh këtë vit, dhe ne mund ta shohim më së miri potencialin e tij nga dy gjëra.

Së pari, opsionet e tij u kopjuan nga konkurrentë si Instagram, TikTok dhe Snapchat, dhe së dyti – Apple e shpalli atë aplikacionin e vitit për iPhone në App Store. Është aplikacioni BeReal përmes të cilit mund të publikoni dhe ndani foto me ndjekësit tuaj, por në kushte të caktuara.

Domethënë, aplikacioni dërgon një njoftim një herë në ditë, pas së cilës përdoruesit kanë pak kohë për postimin e tyre, i cili duhet të regjistrohet me të dyja kamerat.

Qëllimi i BeReal është që përdoruesit t’i tregojnë situatat reale në të cilat ndodhen,kjo është arsyeja pse ekziston një afat i shkurtër kohor në mënyrë që përdoruesit të mos kenë shumë kohë për t’u përgatitur, dhe regjistrimi duhet të jetë nga të dyja kamerat në mënyrë që vetë përdoruesit t’i tregohet vendi ku ndodhet në një moment të caktuar.

Pa filtra dhe disa skenarë të përgatitur, fokusi është vetëm në momentin në të cilin publikohet.

Aplikacioni u themelua në vitin 2020 nga Alexis Barreyat dhe Kévin Perreau në Paris dhe mblodhi rreth 36 milionë dollarë fonde në qershor 2021 nga firmat VC si Andreessen Horowitz dhe Accel Partners, sipas raporteve të ndryshme të mediave.

Por vetëm kohët e fundit ajo është rritur në popullaritet jashtë Francës së saj të lindjes, duke arritur në më shumë se një milion shkarkime globalisht në shkurt, veçanërisht në mesin e studentëve të kolegjit, të cilët i ka synuar nëpërmjet klubeve të sponsorizuara dhe ngjarjeve në kampuset në të gjithë SHBA.

Përveç aplikacionit më të mirë për iPhone, Apple i shpalli edhe fituesit e çmimeve të tjera. GoodNotes 5, një aplikacion që mundëson sinkronizimin e shënimeve dixhitale në të gjitha pajisjet Apple, u shpall aplikacioni më i mirë për iPad.

Sa i përket Mac-ve, MacFamily Tree u shpall aplikacioni më i mirë për shfaqjen dhe modifikimin e një peme familjare. Çmimi për aplikacionin më të mirë për Apple Watch shkoi për aplikacionin Gentler Streak, i destinuar për monitorimin e aktiviteteve të fitnesit.

Pesë fakte që duhen ditur rreth aplikacionit BeReal

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika